Merkel nuk bind dot Macron për zgjerimin! Pikat e marrëveshjes

16/10/2019 - 19:50

Të paktën zyrtarisht, zgjerimi i BE-së nuk ka qenë një nga temat e samitit Franko-Gjerman, që u zhvillua në Toulouse.

Presidenca Franceze ka publikuar dokumentin, mbi të cili është rënë dakord të punohet mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit Emmanuel Macron.

Në këtë samit është folur për mbrojtjen, klimën, inovacionin, hapësirën (satelitët hapësinor) si dhe kulturën por nuk ka asnjë pikë ku flet pët zgjerimin.

Dhe dallimi mes dy vendeve u pa i qartë, në konferencën e përbashkët. Vetë kancelaria gjermane pranoi se ka diferenca mes dy vendeve, themeluese të BE-së, sa i përket zgjerimit.

Nga ana tjetër presidenti francez tha se më përpara duhet reformimi i BE-së dhe më vonë mund të diskutohet për zgjerimin.

Macron tha se vlerësonte reformat e dy vendeve (Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut) të ndërmarra deri tani, por sipas tij asnjë nga këto vende nuk është gati.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bilanci i viktimave nga koronavirusi në botë ka kapërcyer 2400, ndërsa në shtetin fqinj, Itali numri i të prekurve ka arritur në 130 e 89

Frika për shpërthimin e epidemisë së koronavirusit e ka detyruar qeverinë italiane të kërkojë ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve sporti

“Për fat të keq të infektuarit me koronavirus me siguri i tejkalojnë njëqind të prekur në të gjithë vendin” - konfirmoi presiden

Shtatë persona kanë gjetur vdekjen në Turqi nga tërmeti me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter, që goditi vendin mëngjesin e sotëm.

Më 24 shkurt administrata Trump do të nisë zbatimin e rregullave të reja për emigrantët që janë përfitues të programeve për ndihmë shtetë

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-e ka vendosur vendin në “alarm të kuq” pasi raportoi vdekjen e pestë nga koronavirusi dhe më shumë

Një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në kufirin mes Turqisë dhe Iranit.

Për përballimin e emergjencës epidemike nga koronavirusi, qeveria italiane ka miratuar një draft ligj me masa specialee të emërtuar "Masa

Vazhdon e rritet numri i të prekurve me koronavirus në Itali duke ndezur kështu dritën e kuqe të alarmit.

Koronavirusi vazhdon të përhapet: rasti i parë është regjistruar në Piemonte (është një 40 vjeçar nga Torino) dhe në Milano ku ka dy rast