Merr fund lockdown! Italia hap sot kufijtë e brendshëm dhe të jashtëm

03/06/2020 - 09:02

Prej ditës së sotme (3 qershor 2020), Italia hap kufijtë e brendshëm e të jashtëm.

Prej ditës së sotme kthehet qarkullimi i lirë pa kushte në të gjithë territorin kombëtar dhe hyrje-daljet në të gjitha 21 rajonet italiane.

Në kufijtë e jashtëm lejohet hyrja e lirë në Itali e pa regjim karantine për të gjithë qytetarët e zonës Schengen, të Republikës së San Marino e të Britanisë së Madhe.

Por për të udhëtuar nga Italia drejt vendeve të tjera të Bashkimit Europian, qytetarët italianë duhet të repektojnë rregullat shtrënguese që kanë vendosur disa vende për të gjithë ata që udhëtojnë nga Italia.

Nga sot nis dhe funskionimi i plotë i linjës hekurudhore si dhe shërbimi bar e restorante në trena.

Për udhëtarët do të kryhet kontrolli i temperaturës së trupit që nuk duhet të jetë më shumë se 37.5 gradë.

Por në Itali do të vazhdohet të repektohen rregullat e distancimit social, të evitohen gjestet e përqafimeve dhe puthjeve, të evitohen grumbullimet. Në automjete e motora të udhëtohet vetëm me familjarë që banojnë nën të njëjtën strehë.

Disa drejtues lokalë për të evituar grumbullimet e të rinjve në fundjavë kanë firmosur urdhëresën e ndalimit të përdorimit të pijeve alkoolike pas orës 21 të mbrëmjes.

Në ambientet e mbyllura vazhdon të jetë e detyruar përdorimi maskës si dhe i dorezave. Maska bëhet e detyrueshme dhe për qytetarët që ndodhen më pak se 1 metër larg njëri-tjetrit e në disa rajone do të vazhdojë të jetë e detyrueshme dhe në ambiente të hapura e në natyrë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Situata e krijuar në ditët e fundit, me rritjen e rasteve me të infektuar me koronavirus, ka detyruar autoritetet italiane të vendosin nd

Rihapja e kufijve të jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian po bëhet në një mënyrë kaotike, gjë që cenon rifillimin e sektorit ajror, p

Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi të enjten udhëzime të reja për transmetimin e koronavirusit, në të cilat pranohet mundësia që

Nipi i kreut të kartelit më të madh të drogës në Sinaloa ‘El Chapo’, Enrique Homero Guzman Rocha, është gjetur i pajetë në makinën e tij.

Italia ka shënuar një ulje të numrit të personave që humbën betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Frika për një shpërthim të ri të pandemisë ka përfshirë Europën.

Përpjekjet e freskëta të presidentit Donald Trump për të minuar ekspertët mjekësorë dhe shkencorë dhe dështimi i tij në menaxhimin e pand

Hungaria do të rishikojë rregullat e udhëtimin me ato vende fqinje, ku numri i të infektuarve nga koronavirusi është në rritje.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar se do të ndërpriste fondet publike për shkollat nëse ato nuk do të rihapeshin.

Mbi 12 milionë njerëz në botë janë të infektuar me koronavirusin e ri, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins.