Mijëra raste me koronavirus, sportistë dhe tifozë nuk pranojnë masat kundër COVID-19, përleshje me policinë në Çeki

18/10/2020 - 17:14

Rreth dy mijë tifozë të futbollit dhe hokejit në akull kanë protestuar kundër masave të vendosura nga autoritetet në Pragë për të frenuar koronavirusin.

Protestuesit u përleshën dhunshëm me forcat e sigurisë, raporton agjencia Dpa. Protestuesit shkelën ndalesën për tubime të më shumë se 500 personave, tha policia.

Organizatorët e përfunduan protestën pas një ore, por më pas ndodhën përleshjet. Në këtë protestë u përdorën bomba tymi dhe fikshekzjarre.

Sipas policisë, disa prej protestuesve iu konfiskuan shkopinj gome dhe armë zjarri gjatë kontrolleve që autoritetet e rendit kryen. Policia raporto se disa zyrtarë policorë u plagosën gjatë përleshjeve dhe të cilët morën edhe ndihmë mjekësore.

Përmes një video-mesazhi të postuar në rrjetet sociale, kryeministri çek, Adrej Babis, u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e vendosura nga qeveria për të luftuar virusin dhe kërkojë nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, nëse është e mundur.

Të hënën, Qeveria çeke ndaloi të gjitha ngjarjet sportive për një periudhë dyjavore, me përjashtim të ngjarjeve sportive me karakter ndërkombëtar. Republika Çeke ka regjistruar numër të lartë të rasteve të reja në javët e fundit.

Më 5 tetor, ky shtet po ashtu rivendosi gjendjen e jashtëzakonshme. Të shtunën, më 17 tetor, në Çeki u regjistruan 8,700 raste të reja me koronavirus, njoftuan autoritetet. Që prej fillimit të pandemisë, Republika Çeke ka regjistruar pothuajse 169,000 raste me kroonavirus dhe mbi 1,350 viktima.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia në Rusi ka vrarë një adoleshent 16-vjeçar, pasi ky i fundit i vuri flakën një stacioni policie dhe qëlloi me thikë një oficer.

Ndërsa shumë vende të botës po përpiqen që të mbajnë nën kontroll valën e dytë të pandemisë së koronavirusit, Tajvani sapo ka shënuar 200

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në Francë. Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 47.637 raste të reja.

Personi që po shikoni në foto është tuniziani Brahim Aouissaoui, autori i sulmit terrorist në Francë, që shokoi botën paraditen e sotme.

Ekonomia amerikane u rrit me 7.4% nga korriku në shtator, njoftoi të enjten Departamenti i Tregtisë.

Gjendja e jashtëzakonshme në Spanjë do të zgjasë deri në fillim të muajit maj 2021.

Italia vijon të regjistrojë prej ditësh shifra të larta të të infektuarve me koronavirus, por tashmë rritje të ndjeshme kanë pësuar dhe v

Një tjetër sulm i dyshuar terrorist ka ndodhur në Francë, pas atij në Nice mëngjesin e sotëm ku mbetën të vrarë 3 persona.

Një person nga Arabia Saudite është arrestuar në Jeddah pasi sulmoi një roje në konsullatën franceze.

Me paralajmërime për kohë të vështira presidentja e Komisionit të BE po i përgatit shpirtërisht europianët për kufizime që mund të zgjasi