Mijëra vetë protestojnë në Ukrainë, kërkohet lirimi i Saakashvilit

Postuar: 10/12/2017 - 22:10

   Mijëra njerëz në Ukrainë protestuan të dielën kundër arrestimit të udhëheqësit opozitar Mikheil Saakashvili, duke bërë thirrje për lirimin e tij dhe fillimin e procedurave për gjykimin e Presidentit Petro Poroshenko.

Zyrtarët ukrainas e kanë akuzuar Saakashvilin, të cilin e arrestuan të premten, se ka mbështetur një grup të dyshuar kriminal të udhëhequr nga ish-presidenti Viktor Yanukovych, i cili u detyrua të braktisë pushtetin në vitin 2014 dhe të largohet në Rusi. Autoritetet thonë se protestat janë pjesë e një komploti rus kundër Ukrainës. Një ditë pasi ai deklaroi një grevë urie, mbështetësit kanë mbushur rrugët e Kievit duke kërkuar lirimin e tij, njofton Zeri i Amerikës.

“Autoritetet kanë kaluar vijën e kuqe. Kundërshtarët nuk mund të futen në burg”, tha bashkëshortja e Sakashvilit, Sandra Roelofs, ndërsa protestuesit bënin thirrje kundër qeverisë dhe korrupsionit.

49-vjeçari Saakashvili po ashtu kërkohet në vendin e tij të lindjes, Gjeorgji për abuzim pushteti, kur ai sherbeu si president nga viti 2004 deri në vitin 2013. Saakashvili u bë një guvernator rajonal në vitin 2015 pas një ftese nga Presidenti Poroshenko. Megjithatë, miqësia mes tyre u prish më vonë, ndërsa Saakashvili e akuzoi presidentin për korrupsion dhe bëri thirrje për largimin e tij nga detyra.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   9 persona janë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur në incidentin e tmerrshëm në Toronto të Kanadasë.

   Një furgon i bardhë ka përplasur një turmë këmbësorësh në Toronto, Kanada.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një restorant në qytetin Nashville në shtetin amerikan Tenesi, ku 5 persona mbetën të vrarë dhe

Të paktën 36 persona kanë humbur jetën pasi një autobus me turistë u rrëzua në Korenë e Veriut.

Një deklaratë e këshilltarit të Presidentit Erdogan, Yigit Bulut, mbi një luftë të mundshme mes Greqisë dhe Turqisë ka marrë vëmendje të

Autori i dyshuar i sulmit terrorist në Paris në vitin 2015, Salah Abdeslam është shpallur fajtor për vrasje në tentativë pas një sulmi në

   Duke përfituar nga fakti që së bashku me bashkëshorten kishin shkuar në Romë, për të marrë pjesë në një meshë që Papa ka kryer me përf

   Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban po përballet me protesta që pas fitores së tij rreth tre javë më parë.

   Japonezja, Nabi Tajima e cila është vërtet dekania njerëzimit, vdiq dje në moshën 117-vjeçare, njoftoi sot një zyrtar lokal japonez.

   Një gazetar nga Nikaragua ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga një plumb, ndërsa ishte duke realizuar një lidhje live në Facebook,