Mike Pence telefonon Harris, e uron për fitoren në zgjedhje

16/01/2021 - 12:00

Zv/Presidenti amerikan, Mike Pence ka telefonuar nënpresidenten e zgjedhur, Kamala Harris për ta uruar për fitoren në zgjedhje, thanë dy persona që ishin në dijeni për këtë çështje.

Ky është kontakti i parë në mes të zyrtarëve të administratës së re dha administratës në largim të SHBA-së, raporton Associated Press.

Presidenti në largim, Donald Trump ende nuk e ka uruar Presidentin e zgjedhur Joe Biden për fitoren në zgjedhjet e 3 Nëntorit, 2020.

Trump ka pretenduar se ka pasur mashtrime në zgjedhje, por ai nuk ka dhënë prova për këto pretendime. Më 6 Janar, mbështetësit e tij, sulmuan Kongresin amerikan, në kohën kur aty po certifikohej fitorja e Bidenit në zgjedhje.

Pence ka biseduar me Harris të enjten dhe thuhet se ata kanë zhvilluar një “bisedë të mirë”, thanë personat që ishin në dijeni me këtë bisedë. Pence raportohet se e ka uruar Harrisin dhe i ka ofruar mbështetjen e tij.

Kjo telefonatë mes Pence dhe Harris vjen kur kanë mbetur më pak se një javë kur Biden dhe Harris do të inaugurohen si President dhe zv/Presidente e SHBA-së.

SHBA-ja po përgatitet për inaugurimin e Biden dhe mijëra trupa të Gardës Kombëtare janë vendosur në Uashington, pas sulmit në Kongres ku u vranë pesë persona. Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka paralajmëruar për mundësinë e protestave të armatosura në mbarë vendin. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Më shumë se 70,000 njerëz kanë humbur jetën nga Covid-19 në Gjermani.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Itali kanë humbur jetën 246 pacientë me Covid-19.

Mjekët italianë dhe shkencëtarë të tjerë thonë se, sipas hulumtimit nga profesionistë të shëndetit të cilët zhvilluan vaksinën koronaviru

Dënohet me 3 vite burg ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, i cili është shpallur fajtor mbi akuzat e përpjekjes për të korruptuar nj

Europa duhet të përgatitet plotësisht për të menaxhuar një epokë të pandemive, edhe kur Covid-19 të jetë mundur, deklaroi për "Financial

Qeveria finlandeze e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të rritjes së infeksioneve me coronavirus.

Takis-Rottapharm është vaksina italiane e cila po testohet si fillim në pjesën veri-lindore të Milanos.

Vijon tensioni i lartë mes Greqisë dhe Turqisë. Që të dy vendet janë duke zhvilluar stërvitje të mëdha ushtarake në Egjeu.

Berberët dhe parukeritë në Gjermani të cilët janë mbyllur që nga mesi i dhjetorit për shkak të pandemisë së koronavirusit të hënën do të

Ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump u shfaq të dielën si republikani dominues i vendit, me përpjekjen që partia të fitojë përsëri kontrol