Miliarderi amerikan Bloomberg mund të hyjë në garën presidenciale

08/11/2019 - 12:08

Ish kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Michael Bloomberg po shqyrton idenë për të hyrë në garë për zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2020. Bloomberg synon të marrë mbështetjen e demokratëve për të qënë ai kandidat kundër Donald Trump.

Sipas mediave amerikane, Bloomberg mendon se nevojitet një kandidaturë e fortë për t’u përballur me shefin aktual të shtëpisë bardhë Trump që synon të fitojë një mandat të dytë.

Miliarderi amerikan Michael Bllomberg i cili posedon edhe rrjetin televiziv ndërkombëtar Bloomberg raportohet të jetë shprehur skeptik se kandidatet aktualë demokratë do të arrijnë të mundin presidentin Trump në zgjedhjet që zhvillohen vitin tjetër.

77-vjeçari pritet të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm për të marrë pjesë në primaret demokrate në Alabama. Nëse Bloomberg futet në garë, fillimisht do të duhet të përballet me kandidatët e tjerë demokratë mes të cilëve edhe ish zëvendës presidentin Biden.

Sipas revistës Forbes, Michael Bloomberg është njeriu i tetë më i pasur në Shtetet e Bashkuara me një pasuri prej 53.4 miliard dollarësh, gjë që do t’i mundësonte atij edhe financimin e fushatës së tij pa qenë e nevojshme për donacione.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Franca do të pranojë nga Turqia, 11 shtetas francezë të dyshuar si pjesëtarë të grupit ekstremist Shteti Islamik, një ditë pasi Ankaraja

”Financial Times” emëroi sot Roula Khalaf, drejtoreshë në redaksinë e saj.

Reshjet e shiut dhe përmbytjet kanë karakterizuar gjithë Italinë në orët e fundit.

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jimmy Carter 95 vjeç është shtruar në spital në Atlanta pas problemeve shëndetësore.

Disa vende europiane rivendosën kontrollet kufitare në vitin 2015, kur refugjatët erdhën në Europë.

Komisioni Europian miratoi për herë të parë tregtimin e një vaksine kundër Ebola-s.

Njëmbëdhjetë xhihadistët francezë të arrestuar në Turqi, u njoftua se do të dëbohen nga Ankaraja, si pjesë e një sërë dëbimesh të luftëta

Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian i cili akuzohet se ka bashkëpunuar me mafies nuk ka pranuar të dëshmojë në gjyq.

Presidenti aktual i Rumanisë, Klaus Iohannis, pritet të përballet në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me ish-kryeministren Vior

Rajonet në lindje të Australisë paralajmërojnë se ditën e martë vendi mund të përballet me një katastrofë të vërtetë zjarresh.