Miliarderi nga Novergjia bën gati 5 mijë dhoma hoteli për sirianët

13/09/2015 - 13:29

13shtator 2015 - Miliarderi norvegjez, pronar i zinxhirit të hoteleve skandinave “Nordic Choice Hotels”, ka premtuar 5 mijë dhoma pa pagesë në hotelet e tij për refugjatët me qëndrim të përkohshëm. Mbase për të dëshmuar vërtetësinë e ofertës së tij ai i ka pritur në një hotel të tij jashtë Oslos 50 refugjatë sirianë këtë të dielë, raporton “Aftenposten”, një gazetë norvegjeze.

“Bota po përjeton krizën më të madhe humanitare në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, Stordalen i ka thënë “Forbes”, duke shpjeguar vendimin e tij, citon Express. “Është e pamundur të mos prekesh nga tragjedia njerëzore dhe me atë çfarë po ndodhë në Lindjen e Mesme.” “Ata nuk mund të flenë në rrugë,” ka theksuar ai.

Stordalen ka shtuar se hotelet e tij janë koordinuar me policinë për çështje sigurie dhe me zyrtarët e emigracionit për t’u siguruar nëse refugjatët janë ushqyer si duhet.

Drejtoria Norvegjeze e Imigracionit i ka thënë agjensisë “France Presse” se e vlerëson ofertën e miliarderit norvegjez, por me rëndësi është gjetja e një strehimi të përhershëm. Aktualisht, mijëra refugjatë, kryesisht nga Siria, kanë prekur brigjet e Europës.

/portali DurresLajm/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bashkimi Evropian ka marrë masa ndëshkuese ndaj Turqisë, pas operacioneve që kjo e fundit ka nisur prej disa ditësh në Siri.

Gjykata e Lartë spanjolle i dënoi me nga 9 deri në 13 vjet heqje lirie 9 udhëheqës të Katalonjës për rolin e tyre në përpjekjet për pavar

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka ndarë çmimin Nobel për Ekonomi për ekonomistët; Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kre

Forcat ushtarake siriane janë zhvendosur pranë kufirit me Turqinë për t’i kundërpërgjigjur me armë agresionit turk ndaj kurdëve që ndodhe

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau u shfaq si rrallëherë më parë në publik, i veshur me një jelek antiplumb dhe i rrethuar nga forca të

Zgjedhjet e sotme lokale në Hungari do të kishin kaluar pa u vënë re nëse do të kishte dalë në internet para zgjedhjeve një video e orgji

Tajfuni shkatërrues “Hagibis”, një nga më të fuqishmit e regjistruar ndonjëherë në Japoni, ka lënë gjurmët e tij vrastare. Dje në mëngjes

Pas humbjes së kandidates franceze për në Komisionin e BE, Sylvie Goulard, presidenti i Francës e ka rritur presionin ndaj presidentes së