Ministrat e BE-së: 500 miliardë euro për vendet e prekura

10/04/2020 - 13:05

Ministrat e Financave në vendet e Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje për paketën e shpëtimit në vlerë të 500 miliardë eurove, e cila synon t’iu ndihmojë vendeve evropiane të prekura më së keqi nga pandemia me koronavirus.

Drejtuesi i Eurogrupit, Mário Centeno ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes, pas diskutimeve maratonike në Bruksel. Ky vendim vjen pak pasi kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha se ky shtet është afër kalimit të fazës më të vështirë të pandemisë. Spanja aktualisht ka numrin më të madh të personave të prekur me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi, 152,446, ndërkohë që më shumë se 15,000 kanë vdekur.

Kryeministri francez, Bruno Le Maire ka përshëndetur marrëveshjen, duke e konsideruar si planin më të rëndësishëm në historinë e BE-së. “Evropa ka vendosur dhe është e gatshme për t’u përballur me gravitetin e krizës”, shkruan ai në Twitter.

Udhëheqësja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieve ka paralajmëruar ndërkohë se bota përballet me krizën më të rëndë ekonomike prej periudhës së Depresionit të Madh, të viteve 1930.

Gjeorgjeva tha se qeveritë e botës kishin akorduar 8 trilionë dollarë në programet për t’i mbajtur ekonomitë funksionale, por se ato nuk janë të mjaftueshme. Ajo tha se vendet në zhvillim do të prekeshin më rëndë dhe shtoi se një rimëkëmbje e pjesshme mund të ndodhë në vitin 2021.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Duke përshkallëzuar luftën e tij me kompanitë e mediave sociale Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të enjten që sfido

Për të dytën ditë radhazi, autoritetet shëndetësore në Spanjë kanë raportuar vetëm një viktimë nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 70 viktima e 593 raste pozitive më shumë me Covid-19. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arri

Nga sot Anglia dhe Skocia do të nisin zbatimin e sistemit të gjurmimit të kontaktit nëpërmjet telefonit.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka kërcënuar me sanksione të BE-së ndaj "atyre që janë përgjegjës", duke përfshirë një shtetas rus, për

Fondacioni i miliarderit Bill Gates premtoi se do të përqendrohet me të gjitha burimet e tij në luftimin e koronavirusit, sipas Financial

Qipro do të mbulojë shpenzimet për cilindo turist që rezulton pozitiv me koronavirus gjatë pushimeve në vend.

Numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga Covid-19 vazhon të rritet, por me ritme më të ngadalta.

Qeveria federale e Gjermanisë po monitoron situatën e pandemisë nga afër, por përgjegjësia praktike qëndron gjithnjë e më shumë në 16 sht