Ministrat e BE-së: Kufijtë e jashtëm të bllokut, të mbyllur deri në korrik!

05/06/2020 - 18:48

Ministrat e brendshëm evropianë arritën një marrëveshje mbi kërkesën për të zgjatur mbylljen e kufijve të jashtëm të bllokut deri në fund të qershorit.

Kjo masë, normalisht, duhet të skadonte në 15 qershor. Njoftimin e ri e bëri presidenca kroate në fund të videokonferencës së përbashkët.

“Jemi duke punuar për një deklarim që do të miratohet javën e ardhshme,” tha Komisionerja e Çështjeve të Brendshme e BE-së, Ylva Johansson. Ajo shtoi sakaq se funksionimi i plotë i zonës së Shengenit “pra në lëvizja e lirë të brendshme pa kontrolle kufitare” do të nisë në fund të qershorit. KE-ja është përpjekur të sigurojë një heqje të kufizimeve të udhëtimit anekënd bllokut e cila të kryhet në mënyrë të koordinuar.

Për këtë arsye, muajin që shkoi, ajo paraqiti dhe udhëzimet sesi mund të realizohet një gjë e tillë. Johansson sqaroi se vendet anëtare janë duke ndjekur pikërisht orientimet e Komisionit sa i takon balancimit të situatës së shëndetit publik me koston ekonomike të pandemisë. Ajo u shpreh mjaft e kënaqur që vendet e BE-së po i largohen ngadalë kontrolleve kufitare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Mendoj se kam bërë një gabim. Mendoja se ishte një shaka, por nuk qenka kështu”.

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev i ka kërkuar qeverisë aktuale dhe prokurorit të përgjithshëm që të dorëhiqen.

Virusi është ende mes nesh, të mos ulim vigjilencën, thotë ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

"Nëse do të kisha folur për këtë në Kinë, ata do të më kishin burgosur ose ndoshta më keq.", tha Dr Li-Meng Yan, e cila u arrati

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha sot se pandemia e koronavirusit mund të mposhtet vetëm përmes bashkëpunimit global dhe theksoi pje

Vijon trendi në ulje i numrit të viktimave dhe rasteve të reja në Itali si pasojë e virusit Covid-19.

Shifrat e koronaviruit në botë vijojnë të rriten me ritme në larta sidomos në SHBA dhe në Amrikën Latine.

Ish-nënpresidenti amerikan Joe Biden ka përshëndetur vendimin e udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë për të rifilluar dialogun për normaliz

Në të gjithë botën, vendet kanë filluar të dalin nga bllokimi i COVID-19.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte e gjykoi të mundur që gjendja e jashtëzakonshme, e shpallur për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe q