Ministri i Brendshëm gjerman: Rreziqe dhe kërcënime hibride nga Kina

06/07/2020 - 10:41

Ministri i Brendshëm gjerman është i shqetësuar për ndikimin në rritje të Kinës dhe për zhvillimet në Hong Kong. Kina ndjek me forcë interesat e veta dhe paraqet rreziqe hibride, tha Horst Seehofer, shkruan Deutsche Welle.

“Ne e dimë që kinezët janë të interesuar për sektorët e infrastrukturës sonë”, theksoi ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, në një intervistë për gazetën “Welt am Sonntag”. “Kina kryen për shembull veprimtari në fushën e spiunazhit paralelisht me strategjinë e saj të re të ‘Rrugës së Mëndafshit’. Taktika e sotme kineze është e ndryshme nga ajo që kemi përjetuar në Luftën e Ftohtë”, tha ministri.

Ndihma për të korrur lëvdata

Ministri i Brendshëm gjerman shtoi se kriza e koronës tregon se Kina përbën tashmë “një konkurrencë për sistemin” dhe ndjek me forcë dhe pa skrupuj interesat e saj, me të cilat neve na duhet të përballemi.

Fillimisht Pekini ndau me botën pak informacione rreth virusit. Kurse tani bën gjithçka të mundshme që “të marrë lëvdata për luftimin e virusit”. Kina dërgon “materiale mbrojtëse në të gjithë botën që bota ta konsiderojë si ndihmëtare”, tha Seehofer.

Pekini shkel me këmbë të drejtat themelore të Hong-Kongut

Ministri i Brendshëm gjerman Seehofer komentoi në intervistë edhe situatën në Hong-Kong. Ai tha se po i ndjek zhvillimet atje “me shumë kujdes”.

Megjithë kritikat në mbarë botën, Kina miratoi javën e kaluar një ligj për mbrojtjen e sigurisë kombëtare në Hong-Kong. Ky ligj është shkelja më e gjerë në autonominë e rajonit administrativ special kinez.

Protestë kundër Kinës në Hong-Kong

Sipas leximit zyrtar, ligji drejtohet kundër përpjekjeve për “separatizëm” dhe për “minimin e bashkimit kombëtar”. Aktivistët e të drejtave civile e akuzojnë Kinën se me ligjin e ri dëshiron të shtypë çdo formë kundërshtimi.

Si po i përgjigjet BE-ja kursit të Kinës në Hong Kong?

Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister (CDU) i bëri thirrje BE të veprojë më shumë kundër Kinës. Në “Welt am Sonntag” ai u shpreh për një reagim të koordinuar me partnerë të tjerë ndërkombëtarë për të bërë presion mbi Pekinin.

Nënkryetari i grupit parlamentar të FDP në Bundestag, Alexander Graf Lambsdorff, tha: “Pekini po shkel të drejtat themelore të njerëzve në Hong Kong”.

Kryetari i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Wolfgang Ischinger, kërkoi mbi të gjitha unitet në radhët e evropianëve: “Së pari gjëja më e rëndësishme dhe më kryesorja, është që Bashkimi Evropian të përpiqet të zhvillojë një politikë koherente BE-Kinë dhe të flasë me një zë”./DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

BE do të aplikojë një certifikatë për vaksinimin, por kjo fillimisht do të vlejë si dokument mjekësor.

Ish-kreu i bankës së Vatikanit, Angelo Caloia, është dënuar sot me nëntë vjet burg për pastrim parash dhe përvetësim në kushte të rënduar

Dorëzimet fillestare të vaksinës AstraZeneca në BE do të jenë më pak se sa ishte përcaktuar për shkak të një problemi teknik të prodhimit

Mijëra doza të vaksinës të Modernës kundër COVID-19,  u shkatërruan pasi një pastrues në Boston hoqi aksidentalisht nga priza frigoriferi

Italia vijon të ketë shifra të larta ditore të të infektuarve dhe të vdekurve me Covid-19.

Varianti i ri i koronavirusit që është evidentuar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mund të jetë më vdekjeprurës se COVID-19 me

Në llogarinë e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është bërë një postim që duket se është një lloj kërcënimi për ish-p

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se ka kërkuar nga presidenti rus, Vladimir Putin që të lirojë politikanin opozitar, A

Politika italiane është tronditur pas një operacioni antimafia të zhvilluar të enjten, ku pjesë e hetimeve janë edhe drejtues të rëndësis

Në Itali kanë shpërthyer polemikat, pasi disa punonjës të shëndetësisë kanë marrë gabimisht solucion fiziologjik në vend të vaksinës anti