Virusi është ende mes nesh, të mos ulim vigjilencën, thotë ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

Në një postim në Facebook, ministri italian thotë se italianët kanë dhënë më të mirën e tyre, ata kanë respektuar rregullat dhe të gjitha masat antiCovid-19.

“Në këtë krizë ekziston një fakt i padiskutueshëm, ai i reagimit pozitiv të italianëve. Qytetarët kanë dhënë më të mirën e tyre, ata kanë respektuar rregullat dhe të gjitha masat antiCovid-19. Tani ne po jetojmë me virusin, por nuk duhet të ulim vigjilencën. Për asnjë arsye. Italia ka reaguar me qetësi edhe përballë një krize të tillë të paparë. Dhe si ministër i kësaj republike jam krenar. Jam krenar që i shërbej vendit tim dhe secilit prej jush”, shkruan ai.