Ministrja e Jashtme, Sophie Wilmès, e cila ishte kryeministrja e përkohshme e Belgjikës gjatë valës së parë të shpërthimit të koronavirusit, është shtruar në kujdesin intensiv për shkak të Covid-19.

Wilmès doli pozitive në testin për koronavirusin javën e kaluar dhe ishte vetë-izoluar, por gjendja e saj është përkeqësuar dhe ka pasur nevojë për kujdesin e bluzave të bardha.

Ajo u shtrua në një spital të Brukselit të Mërkurën në mbrëmje, siç raporton AFP.

“Ajo është e vetëdijshme dhe mund të komunikojë”, tha zëdhënësi i saj, duke konfirmuar se Wilmès ishte në terapi intensive.

Një burim në zyrën e saj tha se gjendja e saj ishte “e qëndrueshme”.