Ligji për sigurinë që i jep fund rebelimit, tradhtisë dhe përmbysjes, është miratuar nga Komiteti i Përhershëm Kombëtar i Kongresit Popullor të Kinës, që është organi më i lartë ligjvënës në këtë vend.

Edhe pse rastet me Covid 19 janë rritur gjatë javëve të fundit, kjo nuk i ka ndaluar qytetarët e Hong Kogut që të protestojnë .

Demonstratat u shoqëruan me dhunë, ku disa protestues hynë në disa prej qendrave më të mëdha tregtare duke shkaktuar kaos .

Kritikët janë shprehur se ky ligj i ri paraqet një kërcënim edhe më të madh për identitetin e Hong Kongut dhe do të minojë të drejtat e njeriut në rajonin gjysmë-autonom.

Aktivistët pro demokracisë në Hong Kong shprehen se embargot dhe pezullimi i institucioneve ekonomike janë armët e forta që bota duhet t’ia tregojë Pekinit. Sipas tyre ky ligj shënon fundin e Hong Kongut.

Detajet e këtij ligji nuk janë bërë publike që do të thotë se njerëzit në Hong Kong nuk e dinë se çfarë masash do të zbatojnë.

Nga ana tjetër Pekini në një reagim zyrtar ka deklaruar se ky ligj vjen në vazhdën e protestave nga grupet pro –demokracisë që për 8 muaj përfshinë të gjithë Hong Kongun , dhe se tanimë më atë të tij do t’i rikthehet stabiliteti vendit.

Një muaj më parë edhe Uashingtoni por edhe disa vende evropiane e duan miratimin e këtij ligji pasi do të sjelli pasoja të rrezikshme dhe do të ndezi një zemërim të madh qytetar.

Hong Kongu iu dorëzua Kinës nga Britania në vitin 1997, nën parimin një shtet, dy sisteme. Sipas këtij parimi, territori ka pavarësinë e tij gjyqësore, legjislaturën e tij, sistemin e tij ekonomik dhe dollarin e tij, ndërsa Pekini ruan kontrollin mbi çështjet e jashtme e ato të mbrojtjes.