Mjegulla e dendur, shkak për rrëzimin e helikopterit të Kobe Bryant

27/01/2020 - 15:07

Megjithëse hetimet sapo kanë nisur mbi motivet e aksidentit me helikopter që shkaktoi vdekjen e ish-lojtarit të Lakers, Kobe Bryant, dhe vajzës së tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë të tjerëve, disa hetues mendojnë që shkak është bërë mjegulla e dendur.

Pak para orës 10:00 të mëngjesit (me orën lokale), helikopteri në të cilin po udhëtonte Bryant, 41 vjeç, goditi zonën malore të Calabasas (California), duke shkaktuar vdekjen e nëntë pjesëtarëve në bord.

Helikopteri u rrëzua në një kodër dhe shpërtheu në flakë ndërsa akoma kishte një sasi të madhe karburanti, sepse kishte fluturuar vetëm 40 minuta.

Zëdhënësi i Departamentit të Policisë në Los Angeles, Josh Rubenstein, tha se Divizioni i Ndihmës Ajrore i Departamentit vendosi që helikopterët e tij të mbeten në tokë, në mëngjes, për shkak të kushteve të mjegullës, dhe se ata nuk fluturuan deri pasdite.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 23 në Turqi në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 131.

Një video e transmetuar nga mediat italiane që mban datën 16 nëntor të vitit 2015 ka bërë bujë në mediat sociale, por indiferente nuk kan

Edhe në Holandë është rritur numri i të prekurve dhe të vdekurve me COVID-19.

Të falsifikuara dhe pa efekt: Medikamente kundër Covid-19 ofrohen në rrjet.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka dërguar një letër në shtëpinë e çdo qytetari të Mbretërisë së Bashkuar.

Në 24 orët e fundit në Spanjë janë shënuar 838 persona që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit.

Zëvendësministri italian i Shëndetësisë, Pierpaolo Sileri, ka thënë se beson që Italia i është afruar pikut të shpërthimit të koronavirus

BBC shkruan se në SHBA është regjistruar vdekja e parë e një foshnjeje që ishte pozitiv me koronavirus.

Bashkëshortja e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau njoftoi se është shëruar nga COVID-19, e cila shkaktohet nga koronavirusi.