Mjekët dhe infermierët e spitalit Sain-Pierre në Bruksel nuk e kanë pritur mirë kryeministren belge Sophie Wilmès

The Guardian raporton se gjatë vizitës zyrtare në këtë spital, punonjësit i kthyen shpinën në shenjë proteste.

Sapo Wilmes ka mbërritur në oborrin e spitalit, punonjësit i kthyen shpinën makinave për të injoruar kryeministren dhe personelin që e shoqëronte.

Gjatë periudhës së pandemisë, qytetarët e kanë kritikuar mjaft qeverinë për mënyrën se si e kanë trajtuar krizën.