Modelja ruse: Putin tentoi të më helmonte me bar miu

19/09/2018 - 10:56

Një modele ruse pretendon se Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka tentuar ta helmojë me bar miu. Modelja, e cila jeton në Britani të Madhe, ka thënë për "The Sun" se ajo dhe bashkëshorti i saj kanë objekt i një sulmi në Salisbury të Londrës.

Anna Shapiro 30 vjeç dhe bashkëshorti Alex King 42 vjeç kishin porositur ushqim në një piceri. Më pas, bashkëshorti i modeles ishte ndjerë keq dhe kishte shkuar në tualet. 30-vjeçarja thotë se e gjeti burrin të shtrirë në tokë duke nxjerrë shkumë nga goja. Me ndihmën e një kamarieri, u munduan ta ndihmonin dhe njoftuan ambulancën. Sipas modeles, ajo dhe kamarieri shkuan gjithashtu në spital me një tjetër ambulancë.

"Nuk e pashë Alexin përsëri. E kishin futur në koma. Ndërsa mua dhe kamarierit të picerisë na thanë që të zhvisheshim dhe të bënim dush, përpara se t’u nënshtroheshim disa analizave", tregon Anna. Të nesërmen ajo u dërgua në një hotel dhe mbahej vazhdimisht nën vëzhgim nga policia.

Autoritetet britanike dyshojnë se çifti mund të jetë helmuar me bar miu. Tashmë bashkëshorti i saj është në gjendje të stabilizuar, megjithatë mjekët nuk janë shumë të sigurt rreth shëndetit të tij.

Ky është sulmi i dytë i ngjashëm që ka ndodhur në Salisbury, pas atij ndaj Skripalëve që u helmuan me gaz nervor pak muaj më parë. At e bijë ndodhen jashtë rrezikut, dhe për sulmin ndaj tyre Britania akuzoi Moskën

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tre ministra të kabinetit britanik kanë deklaruar publikisht se do të mbështesin planin për vonimin e marrëveshjes për dalje nga Bashkimi

Shtëpia në Kolumbi e bosit të drogës Pablo Escobar është shembur të premten, përmes një shpërthimi të telekomanduar.

Tre persona kanë humbur jetën në Lazio të Italisë për shkak të dy aksidenteve të shkaktuara nga moti i keq.

Bashkia e Medellin në Kolumbi ka vendosur të shembë me eksploziv ndërtesën 8-katëshe në të cilën jetonte Pablo Escobar.

Sipas të dhënave të fundit nga EUROSTAT, zyra e statistikave të Bashkimit Europian, bllokut i nevojiten rreth 3.8 milionë punonjës, kryes

Lideri i opozitës në Venezuelë, Juan Guaido është larguar nga Karakasi të enjten, së bashku me 80 ligjvënës, për t’u nisur në kufirin me

Rreth 78 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu lagjen historike 400-vjeçare “Chawkbazar” në kryeqytetin e Banglade

Humbja e një fëmije është e tmerrshme. Humbja e 7 fëmijëve? E paimagjinueshme.

Dy eksponentë të klanit Cursoti Milanesi, të akuzuar si përgjegjës për një shantazh në dëm të një farmacie, janë arrestuar në Katania.

Vladimir Putin ka thënë se Rusia do të zhvillojë armë të reja, që do t’i drejtojë nga qendrat perëndimore të vendimmarrjes, nëse Perëndim