Në videon e mëposhtme duket momenti kur tërmeti me magnitudë 4.4 godet jugun e Italisë.

Megjithëse lëkundja sizmike duket se zgjat vetëm pak sekonda, shumë objekte bien në tokë dhe thyhen në një shtëpi në zonën e Rende-s.

Lëkundja sizmike që u regjistrua në orën 17.03, shkaktoi dëme të shumta edhe në supermarketet e zonës afër epiqendrës. Mediet italiane raportuan për shumë qytetarë që dolën në rrugë, të mbërthyer nga paniku.