Një avion i Forcave Ajrore Australiane ka fluturuar fare pranë ndërtesave të larta në mes të qytetit, duke terrorizuar dhe shkaktuar panik te punonjësit e zyrave dhe gjithe atyre që ndodheshin në godina.

Bëhet fjalë për një "Avion Boeing C-17", i cili ishte pjesë e repartit ikonik të Brinbane "Riverfire".

Pamjet mund t'i shihni në këtë video, e cila ka marrë reagime të shumta, disa madje e kanë krahasuar edhe me 11 shtatorin 2001 kur avioni terrorist përplasi Kullat Binjake në SHBA.

Të tjerë e kanë cilësuar këtë veprim të rrezikshëm dhe krejt të panevojshëm. Pamjet mund t'i shihni duke klikuar në videon e "Daily Mail".