Moti i keq godet Evropën, meteorologët apelojnë për të qëndruar në shtëpi (VIDEO)

18/01/2018 - 22:01

   5 persona kanë humbur jetën për shkak të aksidenteve të shkaktuara nga një stuhi që ka goditur Evropën veriore.

3 persona humbën jetën për shkak të rënies së pemëve dhe objekteve të tjera në Holandë, ndërsa një tjetër në Gjermani. Një tjetër gjerman u vra për shkak se automjeti me të cilin udhëtonte u përmbys.

I përballur me era mbi 140km/h, operatori gjerman i trenave Deutsche Bahn anuloi të gjitha udhëtimet me distancë të largët gjatë ditës së enjte. Shumë shërbime rajonale patën të njëjtin fat.

Udhëtimet në aeroportin Schiphol të Amsterdamit, një ndër më të frekuentuarit në Evropë, u pezulluan përkohësisht. Më shumë se 300 fluturime u anuluan dhe aeroporti u bëri thirrje udhëtarëve që të kontrollonin fluturimet e tyre.

Ata që mbërritën në Schiphol rrëfyen për gazetarët se kishin hasur vështirësi në ulje.

Stuhia, e quajtur Friederike në Gjermani, sipas BBC pritet që të përshkruajë vendin nga perëndimi në lindje, përpara se të arrijë në Poloni gjatë natës.

Edhe Britania e Madhe është përballur me mot të keq dhe erëra të forta përgjatë 24 orëshit të fundit, duke çuar në ndërprerjen e energjisë elektrike për mijëra familje.

Meteorologët gjermanë u kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa shumë shkolla janë mbyllur.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjyqi i "lordit të drogës", El Chapo do të fillojë sot në New York nën masa të rrepta sigurie.

Në Francë po zhvillohen ceremonitë e festimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Rreth 80 emigrantë të paligjshëm, të cilët u helmuan gjatë ushqimit të darkës këtë të diel, u dërguan me ambulanca në spital.

Agjencia Amerikane për Aviacion dhe Kërkim (NASA) është duke zhvilluar teste shpërthimi sonik në afërsi të Gjirit të Meksikës, sipas shty

Numri i viktimave të shkaktuara nga zjarret masive shkatërrimtare në Kaliforni shkoi në 23 gjatë së shtunës, teksa punonjësit e kërkim-sh

Shtatë ushtarë turq u vranë dhe 25 u plagosën në një shpërthim armatimesh në krahinën juglindore të Hakarit, tha të shtunën presidenti Re

Marrëdhënia e tyre pas betimit të tij si president i Amerikës, dukej e ngrohtë, por Donald Trump iu kthye edhe homologut francez Emmanuel