Moti i keq që ka përfshirë nga e premtja pjesën verilindore të Tunizisë shkaktoi pesë të vdekur dhe një të zhdukur, si dhe qindra të pastrehë, sipas një bilanci të ri të Ministrisë së Brendshme të publikuar sot.

“Përveç pesë personave, vdekja e të cilëve u njoftua gjatë fundjavës, një person tjetër, një burrë i moshuar rezulton i zhdukur në Takilsa, rreth gjashtëdhjetë kilometra nga Tunizi’’, raportoi për median zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Sofiène Zaag.

Në gadishullin e Cap Bon, disa dhjetëra km nga Tunizi, më shumë se 2 500 shtëpi janë prekur nga katastrofa natyrore dhe 150 rrezikojnë të shemben.

Shumica e rrugëve janë të kalueshme, por disa prej tyre kanë pësuar dëme të mëdha, momentalisht nuk raportohen rrugë të bllokuara.