Moti “ndan me thikë” Europën

04/01/2019 - 12:17

E gjithë Europa do të përballet me reshje bore dhe acar, ndërsa disa rajone qendrore dhe lindore janë mbuluar që prej Vitit të Ri me një “tapet” bore.

Shërbimi i motit i BBC-së ka paralajmëruar se, Europa Qendrore në mënyrë të veçantë do të përballet me reshje të mëdha shiu, ndërsa Britania e Madhe do të qëndrojë e thatë, por me temperatura të ulëta deri në -10 gradë Celsius gjatë fundjavës.

Meteorologët flasin për kontraste të mëdha moti nëpër Europë ditët e ardhshme, me një zonë të konsiderueshme presioni të lartë që reziston në Perëndim.

Përveç vendit tonë, reshjet e borës që kanë nisur që prej të enjtes, në Greqi kanë mbuluar territore të gjera të vendit, madje edhe zonat bregdetare, ndërkohë që edhe Italia fqinje ka regjistruar reshje të konsiderueshme.

E njëjtë është situata edhe në vendet e tjera fqinje, Kosovë e Maqedoni. Meteorologët thonë se reshjet e borës do të vazhdojnë në këto rajone të Europës Lindore gjatë së premtes, por edhe gjatë fundjavës.

Mot i thatë dhe me diell, ndërkohë, sipas tyre do të mbizotërojë në Spanjë dhe Portugali.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bashkimi Evropian ka marrë masa ndëshkuese ndaj Turqisë, pas operacioneve që kjo e fundit ka nisur prej disa ditësh në Siri.

Gjykata e Lartë spanjolle i dënoi me nga 9 deri në 13 vjet heqje lirie 9 udhëheqës të Katalonjës për rolin e tyre në përpjekjet për pavar

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka ndarë çmimin Nobel për Ekonomi për ekonomistët; Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kre

Forcat ushtarake siriane janë zhvendosur pranë kufirit me Turqinë për t’i kundërpërgjigjur me armë agresionit turk ndaj kurdëve që ndodhe

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau u shfaq si rrallëherë më parë në publik, i veshur me një jelek antiplumb dhe i rrethuar nga forca të

Zgjedhjet e sotme lokale në Hungari do të kishin kaluar pa u vënë re nëse do të kishte dalë në internet para zgjedhjeve një video e orgji

Tajfuni shkatërrues “Hagibis”, një nga më të fuqishmit e regjistruar ndonjëherë në Japoni, ka lënë gjurmët e tij vrastare. Dje në mëngjes

Pas humbjes së kandidates franceze për në Komisionin e BE, Sylvie Goulard, presidenti i Francës e ka rritur presionin ndaj presidentes së