Muaji i Ramazanit, Obama uron besimtarët në mbarë botën

09/07/2013 - 15:30

SHBA, 9 korrik 2013 - Presidenti amerikan Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle uruan besimtarët myslimanë në mbarë botën, për fillimin e muajit të Ramazanit. 

“Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë te Ramazanit, Michelle dhe unë u dërgojmë urimet më të mira komuniteteve myslimane këtu në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën. Për 1.5 miliardë myslimanët e botës, Ramazani është koha për reflektim të thellë, agjërim dhe përkushtim. Ramazani është gjithashtu mundësia për bashkimin e familjes dhe miqve dhe festimin e parimeve që lidhin njerëzit përmes besimeve të ndryshme – përkushtimin për paqe, drejtësi, barazi dhe dhembshuri për njerëzit me të cilët jetojmë. Këto lidhje janë më të forta se sa ndryshimet që shpesh na ndajnë.”- thuhet në deklaratën e presidentit amerikan. 

Sipas presidentit Obama, “ky muaj na kujton gjithashtu se liria, dinjiteti dhe mundësia janë të drejta të pamohueshme për të gjithë njerëzimin. Reflektojmë mbi këto vlera universale në kohën kur shumë qytetarë në mbarë Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore vazhdojnë të luftojnë për këto të drejta themelore dhe ndërsa miliona refugjatë e festojnë Ramazanin larg shtëpive të tyre. Shtetet e Bashkuara u qëndrojnë pranë atyre që punojnë për të ndërtuar një botë ku të gjithë njerëzit mund të shkruajnë të ardhmen e tyre dhe të praktikojnë besimin e tyre të lirë, pa frikë dhe dhunë.” 

“Në Shtetet e Bashkuara Ramazani shërben si kujtesë se miliona amerikanë myslimanë na pasurojnë kombin çdo ditë – duke shërbyer në qeverinë tonë, duke udhëhequr zbulimet shkencore, duke krijuar punë dhe duke u kujdesur për fqinjët tanë në nevojë. Kam qenë i nderuar të hap një darkë iftari në Shtëpinë e Bardhë çdo vit për katër vitet e kaluara dhe këtë vit pres me padurim të ftoj Amerikë myslimanë që kontribuojnë në vendin tonë si sipërmarrës, aktivistë dhe artistë. U uroj myslimanëve në Amerikë dhe anekënd botës një muaj të bekuar me gëzimin e familjes, paqes dhe mirëkuptimit. Gëzuar Ramazanin! “- përfundon deklarata. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të jashtë më Iran është shprehur për herë të parë për dëbimin e diplomatëve iranian nga vendi ynë:

E pazakontë ajo çfarë po ndodh në Australi prej muajit shtator.

Autoritetet në Kinë kanë deklaruar zyrtarisht 139 raste të reja të të prekurve nga virusi i rrezikshëm që ka shpërthyer në vend.

Pranimi i përgjegjësisë nga Irani për rrëzimin e avionit ukrainas të pasagjerëve që la 176 të vdekur, ka ngjallur zemërim dhe mosbesim te

Bashkimi Europian ka reduktuar në masë të madhe transfertat e parave që shkonin në Turqi për afrimin me BE-në.

Një zjarr ka përfshirë shtëpinë e personave me aftësi të veçanta në qytetin Vejprty në Çeki.

Numri i personave të infektuar nga virusi i ri që është shfaqur në Kinë, dyshohet të jetë më i madh se sa paraqitet nga shifrat zyrtare.

Dhjetë këngëtarë të muzikës popullore janë qëlluar për vdekje dhe djegur në një pritë në Meksikën perëndimore që besohet të jetë kryer ng

Në fillim të vitit në Gjermani hyri në fuqi direktiva e rishqyrtuar kundër parave ilegale. Megjithatë në shumë hallka puna çalon.

Teherani pritet t’i dërgojë në Ukrainë kuti e zeza të aeroplanit të pasagjerëve që u godit aksidentalisht nga ushtria iraniane këtë muaj.