Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

A mund të injektohen dy vaksina të ndryshme kundër COVID? Përgjigjet OBSH

10/04/2021 - 08:40

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk rekomandon imunizimin kundër COVID-19 me dy lloje të vaksinës.

Zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris i tha agjencisë DPA se nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme mbi rreziqet e mundshme, nëse një person merr dozën e parë të vaksinës AstraZeneca ndërsa të dytën të ndonjë prodhuesi tjetër.

Në deklaratat e saj, Harris iu referua një rekomandimi paraprak të një paneli ekspertësh të OBSH-së të bërë në muajin shkurt.

Sipas atij, rekomandimi të dyja dozat duhet të injektohen nga e njëjta vaksinë.

Ekspertët kanë bërë thirrje për më shumë hulumtime për të kontrolluar përdorimin e një përzierjeje të vaksinave.

Në Gjermani, ekziston një farë presioni për të përdorur një lloj të tillë imunizimi, pasi personat nën 60 vjeç nuk po marrin më vaksinën AstraZeneca, për shkak të frikën nga rreziku i mpiksjes së gjakut.

Sipas ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, megjithatë, 2.2 milionë qytetarë nën 60 vjeç kanë marrë tashmë një dozë të vaksinës AstraZeneca.

“Pa të dhëna të mjaftueshme për rreziqet e mundshme, nuk duhet të ketë vaksinim të dytë me vaksina të tjera”, tha Eugen Brysch, anëtar i bordit të Fondacionit Gjerman për Mbrojtjen e Pacientëve./REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Italia ka shënuar 5,753 raste pozitive të koronavirusit në 24 orët e fundit, ndërsa një ditë më parë u shënuan 6.659 raste.

“Pyes veten: ku do të na çojë urrejtja dhe hakmarrja?

Ministria e Brendshme e Turqisë shfuqizoi masën e izolimit të plotë që ishte vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Bashkimi Europian ka njoftuar se do të zhvillojë një video-konferencë të jashtëzakonshme online me ministrat e Jashtëm të BE-së të martën

Një përshkallëzim i luftimeve midis izraelitëve dhe palestinezëve ka bërë që Kombet e Bashkuara të paralajmërojnë për një “luftë më të zg

Insitutit Kombëtar Italian të Shëndetit ka treguar se pesë javë pas fillimit të fushatës së vaksinimit me Covid infeksioni është ulur me

Një automjet në Maryland, SHBA ka shpërthyer në flakë pasi shoferi vendosi të pastronte duart me dezinfektues teksa po pinte cigare.

Komisioneri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka paralajmëruar si Forcën e Mbrojtjes Izraelite ashtu edhe grupet e armatosura palestineze

Një udhëheqës i arratisur i mafias italiane është ekstraduar nga Spanja në Itali.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka kërkuar shteteve të pasura të dhurojnë vaksina për vendet e varfra dhe të rishikojnë plane