Mungesa e vaksinave mund të zgjasë deri në prill

28/01/2021 - 14:08

Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn, ka dhënë alarmin për mungesën e vaksinave deri në muajin Prill. Spahn ka thënë se situata është shumë e vështirë dhe vendet në Evropë mund të përballen me mungesat e dozave të vaksinave deri në prill.

“Ne do të kemi akoma të paktën 10 javë të vështira me një mungesë vaksine”, tha ministri duke shtuar se ai donte të thërriste një samit të udhëheqësve federalë dhe rajonalë në Gjermani për të diskutuar për planin e vaksinimit.

Ministri shtoi se donte të ftonte kompanitë farmaceutike dhe prodhuesit e vaksinave në një takim, për t’u siguruar që Evropa të marrë pjesën e saj të duhur të dozave dhe për të diskutuar se si mund të mbështeten për të rritur kapacitetet prodhuese.

Spahn më tej u shpreh se prodhimi i vaksinave ishte shumë i komplikuar dhe shtimi i prodhimit nuk mund të bëhej nëse nuk do të respektohen standardet e cilësisë.

Evropa po përballet me një vonesë të dërgesave të vaksinave nga Pfizer dhe AstraZeneca ka thënë se dërgesat do të bëhen me vonesë gjithashtu.

Nga ana tjetër Italia ka kërcënuar me padi në gjykatë kundër kompanisë amerikane, pasi vonesat e vaksinave mund të shkatërrojnë dhe programin kombëtar të vaksinimit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) po fillon një procedurë të përshpejtuar për të testuar vaksinën ruse të koronavirusit Sputnik V.

Rrethuar nga akuzat për ngacmime seksuale, guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo kërkoi falje të mërkurën, duke thënë se ai “mori një mës

Tashmë nën hetim për simpatitë ndaj ekstremit të djathtë, njësia elite komando e Gjermanisë, KSK i ka lejuar anëtarët t’i kthejnë armët e

Në vitin 2020 në të gjithë botën janë regjistruar 13 654 tërmete me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter ose më shumë, më i forti prej të

Brazili regjistroi në 24 orët e fundit numrin më të lartë ditor të viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Tetë persona kanë mbetur të plagosur gjatë një sulmi me thikë në Suedi.

Pas rritjes së numrit të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19, qeveria italiane ka zgjatur deri më 6 prill gjendjen e emergjencës ko

347 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Itali.

Një sulm me raketë ka ndodhur këtë të  mërkurë në një bazë ushtarake irakiane në të cilën janë të vendosura trupat e koalicionit.

Twitter ka konfirmuar një vendim të prerë në luftën për të shmangur informacionet e rreme për tamponët, infeksionet dhe sidomos vaksinat,