Muzeu i Luvrit mbyllet për shkak të protestave në Paris

17/01/2020 - 21:07

Muzeu i Luvrit në Paris u mbyll të premten, pasi dhjetëra protestues bllokuan hyrjen e tij.

Protestuesit, përfshirë disa punonjës të Luvrit, organizuan demonstratën pas një thirrjeje nga disa sindikata të majta, kundër ndryshimeve të planifikuara në sistemin e pensionit, për të cilin ata thanë se “do të ulë pensionet e të gjithëve”.

Disa protestues këndonin “Mona Lisa në grevë, Leonardo është në grevë”.

Gjatë protestave disa javëshe në Francë, është bllokuar transporti publik si dhe janë mbyllur shumë shkolla, spitale, gjykata dhe madje edhe shtëpitë e operave dhe Kulla Eifel, shkruan Rel.

Zyra e kryeministrit tha në fillim të kësaj jave, se vetëm sistemi i transportit publik ka humbur mbi një miliardë euro që nga fillimi i grevës.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, planifikon një sistem “universal” të pensioneve, që do të eliminojë dhjetëra të ashtuquajtura regjime të posaçme për sektorët që shpesh u japin punëtorëve pensione më të larta ose pensione të parakohshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Koronavirusi vazhdon të përhapet në të gjithë vendet e botës. Së fundmi janë shënuar rastet e para në Hollandë dhe në Bjellorusi.

Hojatolislam Seyed Hadi Khosroshahi, një prej klerikëve kryesorë në Iran dhe ish-ambasadori i Iranit në Vatikan humbi jetën si pasojë e k

Gjermania i akordoi 50 milionë euro Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), për të ndihmuar në luftën kundër shpërthimit të koronavi

Duket se stuhitë nuk kanë të ndalur në Britaninë e Madhe. Pas Ciaras dhe Denis, tashmë ishulli është goditur nga stuhia Jorge.

Koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e tre personave të tjerë në Itali duke e çuar në 17 numrin total të viktimave, ndërkohë që sipas të dhë

Japonia do të kërkojë mbylljen e të gjitha shkollave nga dita e hënë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, ka thënë kryemin

Mjekimi i përdorur prej shumë kohësh me klorokinë kundër malaries ka treguar se është efikas edhe për shërimin nga koronavirusi.

Papa Francesku u detyrua që të anulojë një vizitë në Romë, ku do të takohej me klerikë te tjerë, për shkak të problemeve me shëndetin.

Shkon në 14 numri i viktimave dhe në 528 i të infektuarve nga koronavirusi në Itali, ndërkohë që intensifikohen përpjekjet ndërkombëtare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një moment kur e gjithë vëmendja është drejt koronavirusit.