Myslimanët në rajonin e largët perëndimor të Kinës, në Xinjiang, detyrohen të hanë mish derri dhe të pinë alkool gjatë festës së vitit të ri kinez.

Banorët në Prefekturën Autonome të Ili Kazah, thanë se ishin të ftuar në darka kineze të Vitit të Ri ku u shërbyen mishi i derrit dhe alkooli.

Zyrtarët kinezë kërcënuan se do t’i dërgonin në "kampet e ri-arsimimit" nëse refuzonin të merrnin pjesë, sipas një raporti të Radio Azia e Lirë.

Fotografitë tregojnë një zyrtar kinez në qytetin Yining që vizitonte familjet myslimane dhe shpërndante mish derri të papërpunuar të hënën, në prag të Vitit të Derrit.