Nëna e marinsit të vrarë, kritika ndaj Romney

13/10/2012 - 00:00

 

Mamaja e një shtetasi amerikan të vrarë muajin e kaluar në sulmin ndaj konsullatës amerikane në Libi ka deklaruar se vdekja e të birit është përdorur nga Mitt Romney në fushatën e tij për qëllime politike. Kandidati republikan për president gjatë takimeve elektorale ka folur për takimin e disa viteve më parë mes tij dhe ish-anëtarit të njësisë Navy Seal, Glen Doherty. 

Stafi elektoral i zotit Romney ka reaguar duke thënë se kandidati do të plotësojë kërkesën e zonjës Barbara Doherty dhe nuk do të përmendë më emrin e të birit. Sulmi ndaj konsullatës amerikane në Bengazi më 11 shtator është kthyer në një çështje politike në prag të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. 

Doherty u vra në sulmin në fjalë ku mbetën të vdekur edhe ambasadori Christopher Stevens dhe dy zyrtarë të tjerë të misionit diplomatik të Shteteve të Bashkuara. “Unë nuk i besoj Romneyt. Ai nuk duhet ta bëjë vdekjen e djalit tim pjesë të axhendës së tij politike. Është e gabuar të përdorësh këta njerëz të guximshëm për të degraduar Barack Obamën”, ka thënë zonja Doherty. 

Duket se deklarata e bërë nga ish guvernatori i Massachussets nuk është gëlltitur nga e ëma e marinsit që humbi jetën rreth një muaj më parë. Gjatë një fushate të zhvilluar në Ajoua, kandidati republikan tha se në vend që të largohej nga rreziku gjatë sulmit ndaj konsullatës në Bengazi marinsi Glen Doherty ishte përballur me të. Romney përdori gjithashtu një anekdodë si metaforë për atë që republikanët duhet të bëjnë për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e nëntorit. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Katalonja po përjeton ditën e gjashtë të protestave të cilat nisën si reagim pas dënimit me 100 vite burg në total, të disa drejtueseve t

Mbi 500 mijë qytetarë të Katalonjës kanë protestuar për të pestën ditë radhazi pas vendimit të Gjykatës së Lartë spanjolle për të burgosu

Ovidio Guzman Lopez është arrestuar ditën e sotme nga policia, por vetëm për pak kohë pasi banda e tij e ka liruar menjëherë.

Një konflikt i ashpër ka shpërthyer në veri të Meksikës, pasi forcat e sigurisë kanë kapur një prej djemve të ish-udhëheqësit meksikan të

Franca i ka qëndruar vetos së saj kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nënpresidenti amerikan Mike Pence u takua sot me Presidentin Tayip Erdogan në Turqi si pjesë e një misioni për të bindur Ankaranë të ndal

Katalonja duhet të mbajë një votim të ri për pavarësi nga Spanja, brenda dy viteve, tha kreu i qeverisë së rajonit.