Agjencia ndërkombëtare hapësinore, NASA ka përdorur të dhënat satelitore për të hartuar shkatërrimin e shkaktuar nga shpërthimi vdekjeprurës që tronditi Bejrutin javën e kaluar.

Të dhënat e modifikuara nga satelitët “Copernicus Sentinel” të Agjencisë Hapësinore u përdorën për të prodhuar hartën.

“Hartat si kjo mund të ndihmojnë në identifikimin e zonave të dëmtuara keq ku njerëzit mund të kenë nevojë për ndihmë,” tha NASA, në një deklaratë.

Në hartë, zonat më të dëmtuara janë treguar me të kuqe dhe zonat me dëmtim të moderuar janë portokalli.

Shpërthimi i 4 gushtit në portin e Bejrutit dërgoi një valë shoku që vrau të paktën 160 njerëz, plagosi gati 6.000 dhe shkatërroi qindra ndërtesa në vijën bregdetare.

Shpërthimi lidhet me një stok prej 2,750 tonësh nitrat amoniumi që ishte ruajtur në një hangar në portin e Bejrutit pasi ishte konfiskuar nga një anije në vitin 2013. Lënda besohet të ketë shpërthyer pasi një zjarr shpërtheu afër.