Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Navalny nga burgu: Më kërcënuan se do të më ushqejnë me forcë

16/04/2021 - 22:03

Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny, tha të premten se autoritetet e burgut e kanë kërcënuar se do ta ushqejnë me forcë, nëse nuk e ndërpret grevën e tij të urisë.

Navalny, 44 vjeç, hyri në grevë urie në fund të muajit të kaluar në shenjë proteste, pasi u ankua se autoritetet e burgut nuk po e lejojnë të marrë kujdesin e duhur shëndetësor. Ai pati thënë se ka dhimbje të vazhdueshme në shpinë dhe këmbë.

Në një postim në Instagram, Navalny tha se një zyrtar i tha atij se testet e gjakut treguan se shëndeti i tij po përkeqësohej dhe e kërcënoi se do ta ushqente me forcë nëse e vazhdon grevën e tij të urisë.

Janë bërë vetëm disa muaj prej kur Navalny është trajtuar për helmim nga një agjent nervor. Pas shërimit në Gjermani, ai është burgosur në Rusi, në muajin janar.

Aktualisht, Navalny po mbahet në atë që njihet si një prej burgjeve më të ashpra në Rusi, rreth 100 kilometra në lindje të Moskës.

Gjendja e tij shëndetësore mund të jetë potencialisht jostabile për shkak të ekspozimit ndaj agjentit nervor.

Ai ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, për udhërim të agjentëve të sigurisë që ta vrasin atë, diçka që Kremlini e mohon.

Shtëpia e Bardhë ka thënë më 7 prill se është e “shqetësuar” nga raportimet se shëndeti i Navalnyt është duke u përkeqësuar, dhe u ka bërë thirrje autoriteteve ruse që të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e tij.

“Përderisa ai është në burg, Qeveria ruse ka përgjegjësi për shëndetin dhe mirëqenien e tij”, ka thënë Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Shtëpia e Bardhë ka përsëritur po ashtu se e konsideron burgosjen e Navalnyt “të motivuar politikisht dhe padrejtësi të madhe”, dhe u ka bërë thirrje autoriteteve ruse që “të marrin të gjithë hapat e nevojshëm për të garantuar sigurinë e tij”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Italia ka shënuar 5,753 raste pozitive të koronavirusit në 24 orët e fundit, ndërsa një ditë më parë u shënuan 6.659 raste.

“Pyes veten: ku do të na çojë urrejtja dhe hakmarrja?

Ministria e Brendshme e Turqisë shfuqizoi masën e izolimit të plotë që ishte vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Bashkimi Europian ka njoftuar se do të zhvillojë një video-konferencë të jashtëzakonshme online me ministrat e Jashtëm të BE-së të martën

Një përshkallëzim i luftimeve midis izraelitëve dhe palestinezëve ka bërë që Kombet e Bashkuara të paralajmërojnë për një “luftë më të zg

Insitutit Kombëtar Italian të Shëndetit ka treguar se pesë javë pas fillimit të fushatës së vaksinimit me Covid infeksioni është ulur me

Një automjet në Maryland, SHBA ka shpërthyer në flakë pasi shoferi vendosi të pastronte duart me dezinfektues teksa po pinte cigare.

Komisioneri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka paralajmëruar si Forcën e Mbrojtjes Izraelite ashtu edhe grupet e armatosura palestineze

Një udhëheqës i arratisur i mafias italiane është ekstraduar nga Spanja në Itali.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka kërkuar shteteve të pasura të dhurojnë vaksina për vendet e varfra dhe të rishikojnë plane