Navalny nominohet për Çmimin Nobel për Paqe

17/09/2020 - 22:10

Kundërshtari i Presidentit rus Vladimir Putin, opozitari Alexei Navalny është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe, kanë shkruar mediat e huaja ditën e sotme. Ky lajm është bërë me dije nga Sergei Erofeyev, profesor në Universitetin Rutgers në New Jersey.

Më tej ai tha se Navalny ishte nominuar për Çmimin Nobel për Paqe nga një grup shkencëtarësh nga disa universitete, por ai nuk i bëri të ditur emrat e tyre.

Nominimet për Çmimin Nobel për Paqe dorëzohen nga shtatori deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm. Ndërkohë në bazë të rregullave të Akademisë suedeze e cila e jep atë, shpallet zyrtarisht vetëm emri i fituesit, ndërsa emrat e kandidatëve 50 vjet më vonë.

Kreu i opozitës ruse është përballur me një situatë të rëndë më 21 gusht teksa po fluturonte nga Tomsk në Moskë, por pasi ka pirë një filxhan çaj ai është ndjerë shumë keq, saqë aeroplani është ulur me urgjencë në Omsk. Navalny u transferua nga Rusia për në Gjermani për një kurim më të shpejtë ndërsa tashmë ai ka dalë nga koma. 

Pretendimet e zëdhënëses së tij se dyshohet të jetë helmuar është konfirmuar edhe nga raporti mjekësor në spitalin gjerman se opozitari rus është helmuar me çajin ku ishte hedhur lënda Novichok.  Por sot është publikuar një version i ri për këtë çështje ku thuhet se aleatët  e Navalny kanë zbuluar se helmi është hedhur në shishen e ujit në dhomën e hotelit ku ka qëndruar ai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tërmeti i fuqishëm në Turqi shkaktoi 25 viktima dhe më shumë se 800 të plagosur, ndërsa shumë ndërtesa u shembën.

Grumbuj të mëdhenj inertesh, njerëz që kërkojnë për jetë të tjera mbi këto grumbuj të shkaktuar nga tërmeti i një dite më parë.

Apple, Amazon apo Google nuk janë dëmtuar prej pandemisë - përkundrazi.

Turqia vijon të jetë nën rrënojat e tërmetit tronditës të mesditës së djeshme me magnitudë rreth 7 të shkallës rihter.

Të paktën 17 persona humbën jetën dhe mbi 700 të tjerë u plagosën si pasojë e tërmetit 6,6 ballë që ka goditur ujërat e Seferihisar të qy

Belgjika futet për herë të dytë në karantinë për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.

Autoritetet turke kanë raportuar se që nga tërmeti i mesditës deri më tani, janë shënuar 97 paslëkundje, 20 prej të cilave ishin të magni

Gjermania ka qenë model deri tani për menaxhimin e pandemisë.

Italia raportoi një tjetër rekord rastesh të reja me koronavirus brenda një dite që nga nisja e pandemisë në muajin mars.

Në Izmir, qyteti më i goditur nga tërmeti shkatërrues që ra disa orë më parë në detin Egje, ka nisur tashmë operacioni i kërkim-shpëtimit