Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak. Ai drejtoi këtë vend për 3 dekada, deri kur u detyrua të jepte dorëheqjen në vitin 2011, pas revoltave popullore që shpërthyen si pjesë e Pranverës Arabe.

Mediat egjiptiane shkruajnë se ai ndërroi jetë në një spital ushtarak ku kurohej prej disa muajsh. Në janar, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale të vështirë, ndërsa gjendja shëndetësore e tij ka qenë e rëndë, por e qëndrueshme.

Që pas rënies nga pushteti, ai ka shfaqur vazhdimisht probleme shëndetësore si kancer e infarkte.

Hosni Mubarak u dënua me vdekje nga gjykatat egjiptiane, pasi u shpall fajtor vrasjen e qindra protestuesve në revoltat e Pranverës Arabe. Por pas rrëzimit nga pushteti të Mohamed Morsit, pasardhësit të tij dhe ardhjes në pushtet të ushtarakut Abdel Fatah al-Sisi, Hosni Mubarak u lirua nga gjykata në mars të 2017-s.