Ka vdekur në moshën 88-vjeçare Toni Morrison, gruaja e parë afrikano-amerikane që ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi. Lajmin e ka konfirmuar familja e shkrimtares, e cila tha 88-vjeçarja ka vdekur nga një sëmundje.

Në deklaratën e familjes thuhet se, "nëna, gjyshja dhe tezja jashtëzakonisht e përkushtuar, ka ndërruar jetë natën e kaluar (5 gusht) e rrethuar nga familja dhe miqtë. Një shkrimtare që ka vlerësuar fjalën e shkruar, qoftë e saj, e studentëve apo e tjerëve, ajo ka lexuar me dëshirë dhe ka ndjerë shtëpinë më së shumti kur ka shkruar. Ndonëse vdekja e saj përfaqëson një humbje të madhe, ne jemi falenderues që ajo ka pasur një jetë të gjatë e të jetuar mirë".

Morrison ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi më 1993, si autore e 11 romaneve, ndërsa veprën e parë e ka publikuar më 1970.  Ajo është nderuar me shumë çmime dhe medalje të tjera prestigjoze.

Në vitin 2012, zonjës Morrison iu akordua Medalja Presidenciale e Lirisë, nga Presidenti Barak Obama, nderimi më i lartë civil në SHBA.