Ndalimi i burkës zemëron myslimanet në Holandë

04/08/2020 - 22:44

Me ligj Holanda ndaloi mbajtjen e burkës në ambiente publike. Një vit më pas myslimanet ankohen për rritje të agresivitetit ndaj tyre. Detyrimi për maskë në autobusë e kudo për to është dyfish diskriminues.

Bos en Lommerplein është një shesh në perëndim të Amsterdamit. Kush kalon këtu i bie në sy Emarah*. Ajo mban burka, një veshje në ngjyrë të errët që e mbulon atë nga koka në këmbë. “Njerëzit mendojnë shpesh, që unë duhet ta vesh këtë, sepse më urdhëron burri. Por kjo është zgjedhja ime”, thotë ai në bisedë me Deutsche Wellen. “Me thënë të drejtën nuk isha e martuar, kur fillova të mbaj burkën.” Me një ton të hidhëruar ajo shton, se është e vështirë të mbash burkën, sepse njerëzit të shohin si armik. “Ndjehem tërësisht e vetmuar, e shtyrë në një kënd. Diskriminohem, vetëm, sepse dua të ushtroj fenë time.”

Ndalimi i burkës – shumë pak raste me gjoba

Para një viti qeveria holandeze miratoi ligjin e kontestuar për ndalimin e atyre veshjeve, që çojnë në “mbulimin e plotë të fytyrës”. Ndalime të njëjta ose më të ashpra ka edhe në Francë apo Belgjikë. Por ligji holandez vërtet ndalon përdorimin e veshjeve të tilla në ambientet apo ndërtesat publike si shkolla, spitale apo ndërtesa qeveritare, por ndryshe nga Franca apo Belgjika ato lejohen në rrugë. Siguria publike u tha, se ishte arsyeja kryesore për ndalimin e tyre në Holandë. Gratë që e shkelin ligjin mund të llogarisin me gjoba nga 150 deri në 450 euro. Sipas një zëdhënësi të policisë holandeze gjobat në vitin e kaluar janë vënë vetëm “në disa raste”.

Më shumë agresivitet

“Reagimet në publik janë shumë më agresive se më parë”, thotë Emarah. Në një kohë që është legale ta mbash burkën në rrugë. “Në supermarket njerëzit më kanë goditur në thembër me karrocën e ushqimeve që t’u hap rrugën.” Që nga hyrja në fuqi e ligjit vitin e kaluar, agresiviteti është shtuar, thotë ajo. “Një burrë u përpoq madje të më shtypte me makinë.”

Tek “Lambertus Zijlpen”, në perëndim të Amsterdamit dy motra holandeze Anne dhe Truus Postma pijnë çaj dhe shohin tregtarët që shesin perime në tregun e një lagjeje migrantësh me shumë lëvizje. Kjo lagje nuk ka ndryshuar shumë që nga ndalimi i burkës, thonë ato. “Më e dëshirë do t’ua shikoja fytyrat, por sido që të jetë ka pasur shumë pak gra që e kanë mbuluar fytyrën”, thotë njëra nga motrat.

Kurse Leila, në anën tjetër të sheshit, e cila qëndron ulur në një stol thotë, se është më mirë që e kanë ndaluar burkën. “Kjo është thjesht e tepërt”, thotë ajo. “Ne jetojmë në një vend europian, Pse duhet të mbulohesh kështu? Një shall, si e kam unë, mjafton.” Edhe një punonjës italiano-somalez, Giulio Bonotto, punonjës në Këshillin e Qytetit thotë. “Nuk më pëlqejnë aspak këto mbulesa, kjo është torturë”, thotë ai. “Të duket sikur gruaja nuk ka asnjë vlerë. Ishte gjëja e duhur ndalimi i burkës.”

Rreth 5% e popullsisë në Holandë janë myslimanë, në vend ka rreth 450 xhami, përfshirë edhe xhaminë e Mavlanës në Hilversum.

Myslimanët nuk ndjehen më të mirëpritur

Në një kohë që Holanda ishte e famshme për liberalizmin e saj. Por sipas Emarah “ata po bëhen gjithnjë e më intolerantë”. Ajo e shikon ligjin si “sulm ndaj islamit” që bie ndesh me ligjin për lirinë e fesë. Nëse do ishte e detyruar ta hiqte burkën, ajo thotë, se do ndjehej e poshtëruar. “Ky ishte vendimi im, pra që të vishja burkën, dhe unë dua të vendos, kur dua ta heq.”

Safa*, një myslimane 30 vjeçare është e mendimit, se ndalimi i burkës ka rritur frikën edhe mes myslimanëve, megjithëse një numër shumë i vogël mban burka, në Holandë ndoshta mund të flitet për 150 vetë. Disa nga miqtë e saj konservatorë myslimanë janë larguar në Britaninë e Madhe. “Këtu ata nuk ndjehen të mirëpritur”, thotë ajo.

Burka jo, maskë kundër Coronës po?

Emarah dhe gra të tjera myslimane  që mbajnë burkën apo veshje të tjera shohin një lloj ironie tek rregullat e reja të mbrojtjes nga virusi. Në Holandë mbajtja e maskës në trafikun publik është e detyruar. Duket sikur gratë ndëshkohen dyfish, si për mbulimin edhe për mosmbulimin e fytyrës, sipas qëllimit. “Kjo është kontradiktore”, thotë Emarah. Për të është e gabuar që shëndeti publik shihet si arsye e pranueshme për mbulimin e fytyrës, kurse feja jo. Me këtë qëndrim Emarah nuk është e vetme.

Për disa myslimane e pakuptueshme: burka ndalohet, kurse maskat kundër Coronës duhet të mbahen me detyrim.

Një sërë organizatash të drejtuara nga grupimi “Dont’ touch my Niqab” apelojnë tani tek politika holandeze që ta tërheqë ligjin kundër mbulimit të fytyrës. Sipas tyre, arsyetimi ligjor për ndalimin me rregullat e reja të Coronës është bërë zero./DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda ka konfirmuar sot se është prekur me COVID-19 dhe sipas mediave ndërkombëtare ai është në gjendje të

Në kohën që po shtohen së tepërmi rastet e reja me koronavirus, në Zvicër po flitet sërish për protokollin mjekësor për të përballuar një

Presidenti akutal i SHBA, Donald Trump ka votuar 10 ditë para zgjedhjeve amerikane më 3 nëntor.

“Nëse vendet evropiane duan t’i ruajnë pozicionet e tyre në sistemin global të ristrukturuar politikisht dhe ekonomikisht, ata duhet të s

Presidenti i SHBA, Donald Trump më 3 nëntor do të përballet me një nga sfidat më të mëdha elektorale të tij që do i sjellë fitoren për ma

Gjermania ka regjistruar më shumë se 50 raste me koronavirus për 100 mijë banorë në 7 ditët e fundit, ka njoftuar Qendra Kombëtare Epidem

Numri i të prekurve nga COVID-19 në mbarë botën ka arritur në mbi 42 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të

Presidenti amerikan Donald Trump dhe sfiduesit i tij demokrat Joe Biden zhvilluan debatin e tyre të dytë dhe të fundit televiziv.

Një protestë e dhunshme është regjistruar gjatë mbrëmjes në Napoli, ku mijëra të rinj italianë kanë zbarkuar në rrugët e qytetit ndërsa j

Një shtetrrethim nate do të hyjë në fuqi në Madrid midis mesnatës dhe orës 06:00 të së shtunës, kur skadon bllokim dyjavor, njoftuan sot