Një avion Al- Italia me 300 pasagjerë në bord u ndalua në ishujt Mauritius, në oqeanin Indian pjesë e kontinentit afrikan.

Sipas mediave italiane arsyeja se pse u ndalua avioni sapo preku tokën e Mauritius ishte për shkak të koronavirusit.

Autoritetet e Mauritius kanë lënë bordin e avionit italian para dy alternativave, ose karantinë në dy spitale për një kohë të caktuar ose kthim mbrapsht.

Më pas është dashur ndërhyrja e Ministrisë së jashtme italiane e cila ka bërë përpjekje për të zhbllokuar situatën.

Mësohet që autoritetet lokale të kenë propozuar më pas që nga bordi i avionit të lejohen pasagjerët të cilët vijnë nga zonat e Italisë jashtë Lombardisë dhe Venetos, të cilat janë më të prekurat nga koronavirusi.