Ndihmon kundër Covid-it/ Britani, vitaminë D falas

28/11/2020 - 22:25

Thuajse tre milionë njerëz vulnerabël, përfshirë të sëmurë dhe të moshuar në Angli, do të marrin pilula vitamine D falas në kuadër të përpjekjeve të vendit për të luftuar Covid-19 këtë dimër.

Vitamina ndihmon në rregullimin e lëndëve ushqyese që nevojiten për të mbajtur të shëndetshme kockat, dhëmbët dhe muskujt. Ndërsa trupi krijon vitaminën D nga rrezet direkte të diellit në lëkurë, njerëzit po qëndrojnë më shumë se zakonisht brenda këtë vit për shkak të masave të koronavirusit.

Ekspertët e shëndetësisë këshillojnë që çdo dimër, të gjithë, veçanërisht të moshuarit, ata që nuk mund të dalin jashtë dhe personat me ngjyrë të errët lëkure, duhet të marrin vitaminë D çdo ditë nga tetori në mars. Njerëzit që janë klinikisht ekstremisht vulnerabël, si ata në shtëpitë e kujdesit, do të kenë një furnizim katër mujor me vitaminë D duke filluar nga janari.

Edhe pse ka patur disa raporte, sipas të cilëve, vitamina D redukton rrezikun e koronavirusit, ekspertët thonë se nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur marrjen e suplementit për të parandaluar apo kuruar Covid-19.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Senati amerikan hodhi poshtë të martën një përpjekje të republikanëve për të ndalur gjyqin e pritshëm ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Koreja e Veriut ka filluar testimin e vaksinën se saj anti-covid, e cila thuhet të jetë rezultat i informacioneve të vjedhura nga prodhue

Italia në 24 orët e fundit ka regjistruar 15.204 raste të reja me Covid-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit fqin

Më shumë se 18 mijë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në botë nga Covid-19.

Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar për herë të parë në Britaninë e Madhe në fund të vitit 2020, është përhapur në 70 vende të botës,

Shumica dërrmuese e republikanëve të Senatit Amerikan votuan kundër procedimit të gjyqit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në botë kaloi 100 milionë, në kohën kur vendet po përpiqen të frenojnë variantet e reja të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore italiane kanë raportuar 10,593 raste të reja me koronavirus në vend.

Senati i Shteteve të Bashkuara ka marrë zyrtarisht akuzën e ngritur kundër ish-Presidenti Donald Trump, i vetmi president në historinë e