Ndizen sheshet italiane nga protestat anti-Covid (VIDEO)

26/10/2020 - 22:30

Milano, Torino, Napoli dhe Trieste janë përfshirë nga protesta të dhunshme mbrëmjen e sotme kundër masave bllokuese ndaj Covid-19 që kanë hyrë në fuqi me dekretin e ri.Tregtarë, pronarë restorantesh, trajnerë sporti, organizata dhe lëvizje neofashiste dolën në rrugë. Kryetarët e bashkive deklaruan se kanë nevojë për veprime konkrete, ndërsa paralajmëruan se do të bëjnë gjithçka për të ndaluar dhunën”. 

Në Torino, protestuesit hodhën  fishekzjarre dhe shishe molotovi kundër policisë dhe thyen vitrinat e dyqaneve. Protesta kundër “diktaturës, shtetrrethimit dhe bllokimit” nisi të mblidhej në orën 20.30. Tre përplasje të forta me policinë. Fillimisht ndaj tyre u hodhën dy fishekzjarre të mëdhenj. Në përplasjen e dytë pati 5 të shoqëruar. Në përplasjen e tretë një djalë u plagos në kokë. Policia  iu përgjigj  dhunës së protestuesve me gaz lotsjellës. Demonstruesit përmbysën koshat e plehrave dhe dëmtuan vitrinat e dyqaneve.

Kokteje molotovi bllokuan trafikun në qendër të Milanos. U dëmtuanpengesat e përdorura për biçikletat, u përmbysën koshat. Një koktej molotov u hodh drejt një makine të policisë lokale. 

Në Trieste u hodhën fishekzjarre dhe shashka tymyese ndaj prefekturës.Në shesh marshuan mijëra pronarë të baresh, restorantesh, dyqane ëmbëlsirash, palestrash dhe pishinash.

Në Napoli dy tentativa për grumbullime, i pari çoi në shesh 300 demonstrues, ndërsa i dyti u shpërnda pa incidente.

Protesta pati dhe në Romë,  Viareggio, Parma, Catania, Pescara ,Vicenza, Perugia , Genoa, Foggia, Pesaro, Trieste, Bolonja, Firence, Lecce, Campobasso,  Sanremo etj.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndërsa një varg vaksinash antiCovid janë pranë miratimit, stafi në aeroportin e Frankfurtit ka filluar të marrë masat për menaxhimin e nj

Një Gjykatë federale e Apelit ka refuzuar kërkesën e fushatës së presidentit Donald Trump, që kërkonte që presidenti i zgjedhur, Joe Bide

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka deklaruar të enjten në mbrëmje se ai nuk do të vaksinohet kundër koronavirusit, duke shprehur skep

Rreth 60 apo 70 për qind e popullatës duhet të jetë e imunizuar ndaj koronavirusit të ri, në mënyrë që të ulen infektimet, thotë Organiza

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 28 352 raste të reja koronavirus.

Shkencëtari i armëve bërthamor i Iranit, Mohsen Fakhrizadeh është vrarë pranë kryeqytetit Teheran.

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka shkruar një letër shoqatës kosovare “Miqtë e Amerikës”, me rast

Opozita dhe mediat turke së fundmi kanë akuzuar qeverinë për fshehjen e shifrave të Covid-19.

Një tërmet më magnitudë 4.9 të shkallës rihter ka goditur sot Turqinë, duke rikthyer frikën në vend.

Presidenti i SHBA Donald Trump tha të enjten se do të largohet nga Shtëpia e Bardhë, nëse Kolegji Zgjedhor voton për Presidentin e zgjedh