Ndjesa e kapitenit të tragetit të mbytur

19/04/2014 - 11:26

Kore e jugut, 19 prill 2014 - Kapiteni i tragetit koreano-jugor që u mbyt më herët gjatë javës deklaroi se e kishte vonuar urdhërin e evakuimit nga frika se pasagjerët do të dilnin nga kontrolli. Së bashku me 69 vjeçarin Lee Joon Seok u arrestuan edhe dy anëtarë të tjerë të ekuipazhit. Pas mbytjes së tragetit që u mori jetën rreth 300 pasagjerëve, Seok është kritikuar gjerësisht në media dhe nga familjarët e pasagjerëve për  faktin se nuk e dha urdhërin e evakuimit në kohën e duhur. 

Kapiteni përballet me disa akuza, përfshirë atë të neglizhencës në detyrë dhe shkeljes së rregullave detare. Pas arrestimit të tij, kapiteni Lee shprehu para mediave ndjesën e tij për këtë tragjedi detare.

“Më vjen keq për popullin koreano-jugor, të cilit i kam shkaktuar një shqetësim kaq të madh. Përulem dhe kërkoj ndjesë para familjarëve të viktimave”,- tha ai. 

Ndërkohë, ditën e shtunë polumbarët raportuan se kishin parë më shumë trupa të pajetë brenda anijes por pa mundur t’i rekuperonin ata. Numri i personave të humbur është 273, të vdekurit e konfirmuar janë 29 persona, ndërsa ata të shpëtuar janë 174. Operacionet e shpëtimit kanë hyrë në ditën e katërt, por autoritetet deklarojnë se moti i keq dhe rrymat e forta e bëjnë punën më të vështirë. 

Një ditë më parë, zv/drejtori i shkollës së mesme, nxënësit e së cilës po udhëtonin me tragetin fatkeq vari veten. Trageti “Sewol” po lundronte nga lokaliteti Inçeon, në veri-perëndim të vendit, drejt ishullit Jeju, kur papritur u përmbys dhe u fundos brenda dy orëve. 4 ditë pas tragjedisë ende nuk dihet shkaku që solli për pasojë mbytjen e tragetit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ditën e sotme do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Ukrainë, pasi presidenti i vendit Volodymyr Zelensky kohë më parë shpë

Autoritetet gjermane bëjnë të ditur se është rritur numri i qytetarëve që jetojnë vetëm.

Një konflikt i acaruar ditët e fundit mes partnerëve politikë në Itali rrezikon të çojë në rrëzimin e qeverisë.

Një shpërthim para hyrjes së një ndërtese universitare në Kabul ka shkaktuar vdekjen e 6 studenteve dhe plagosjen e 27 të tjerëve, të cil

Është rritur numri i viktimave në Japoni pas zjarrit të rënë qëllimisht në një studio të animuar në Kioto.

Presidenti Donald Trump tha të enjten se një anije e Marinës amerikane rrëzoi një avion iranian pa pilot në një veprim vetmbrojtës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli emergjencë ndërkombëtare shëndetësore pasi ka shenja shqetësuese për përhapjen e mundsh