Ndryshimi që do të pësojë popullsia, si ndikon ulja e lindjeve

16/07/2020 - 08:12

Bota nuk është ende e papërgatitur për numrin e ulët të fëmijëve që pritet të lindin dhe kjo gjë do të ketë një impakt të jazhtëzakonshëm për shoqëritë. Është ky përfundimi më i fundit i disa kërkuesve.

Rënia e numrit të fertilitetit do të thotë që nga fundi i shekullit vendet të përballen me tkurrje të popullsisë. Dhe 23 shtete, duke përfshirë Spanjën e Italinë, pritet që të shohin popullsitë e tyre të zvogëlohen rreth viteve 2100. Mosha mesatare do të rritet jashtëzakonisht shumë në këto vende dhe do të ketë më shumë njerëz që mbushin 80 vjeç sesa të sapolindur.

Çfarë po ndodh?

Numri i fertilitetit, ose numri mesatar i fëmijëve që lind një grua, po zvogëlohet. Nëse numri shkon nën 2.1, atëherë numri i popullsisë fillon të bjerë. Në 1950-n femrat kishin një mesatare prej 4.7 fëmijësh. Kërkuesit nga Instituti i Matjeve Shëndetësore në Universitetin e Uashingtonit kanë treguar se numri i fertilitetit ka shkuar në 2.7 në 2017-n, ndërsa në 2100-n pritet të bjerë në 1.7.

Si rezultat, kërkuesit presin që numri i popullsisë të arrijë kulmin në vitin 2064 me 9.7 miliardë banorë. Në fund të shekullit, popullsia do të bjerë në 8.8 miliardë banorë.

Cilat do të jenë vendet më të prekura?

Ulja e popullsisë sipas studiuesve ka të bëjë më së shumti me faktin që femrat që kërkojnë edukim dhe karrierë si dhe me përdorimin e kontraceptivëve që do të çojë në zgjedhjen për të pasur fëmijë më pak. Për disa ulja e numrit të fertilitetit është një histori suksesi.

Japonia pritet që të shkojë në një popullsi prej 53 milionë banorësh në fund të shekullit. Italia parashikohet të shohë një tkurrje dramatike të popullsisë, nga 61 milionë në 28 milionë.

Kina, vendi me popullsinë më të madhe aktualisht pritet që arrijë në 732 milionë banorë në 2100. India do ta zëvendësojë këtë vend për nga numri i lartë i popullsisë.

Eksperti Ibrahim Abubakar thotë se nëse këto parashikime janë të vërteta atëherë emigrimi do të bëhet një nevojë për vendet dhe jo një opsion.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bota nuk do të mund ta zhdukë kurrë coronavirusin, por masat e shëndetit publik dhe një vaksinë efektive mund të ndihmojnë për ta vendosu

Presidenti francez, Emmanuel Macron pas mbërritjes së tij në Bejrut, deklaroi se policia franceze dhe ekipet e mjekësisë ligjore do të sh

Rrjetet sociale duket se po ia bëjnë të vështirë fushatën elektorale Presidentit amerikan, Donald Trump.

Franca, Spanja dhe Greqia janë mes vendeve europiane që kanë regjistruar një rritje të madhe të rasteve me koronavirus të mërkurën, duke

Analizat për të parë, nëse jeni prekur apo jo nga SARS-CoV-2 janë kushti kryesor për parandalimin e pandemisë.

Bejruti ende po llogarit dëmet e shkaktuara nga shpërthimet e së martës në portin e saj.

Të lodhur nga mbyllja në shtëpi dhe me dëshirën për të shijuar ditët e verës, të rinjtë në disa vende po kontribuojnë në rigjallërimin e

Ndërsa parashikimi i tij për rreziqet nga viruset më shumë se 5 vite më parë u duk gati profetik, Bill Gates përmes një publikimi në web

Spanja ka regjistruar të mërkurën 1,772 raste të reja me koronavirus, duke shënuar kështu rritjen më të madhe të numrit të të infektuarve

Reperi nga Chicago, FBG Duck, është qëlluar për vdekje në një sulm të papritur në mes të ditës afër Magnificent Mile.