Në darkë fillojnë kufizimet, anglezët lëshohen në festime!

18/09/2020 - 11:19

Duke nisur nga sot, në verilindje të Anglisë, pub-et, baret dhe restorantet do të mbyllen prej orës 10 të darkës deri në 5 të mëngjesit, dhe përpara vendosjes së masave të reja antiCovid-19, britanikët zgjodhën të mos humbisnin rastin, por të lëshoheshin në festime.

Pasi ministri i Shëndetësisë konfirmoi se do të ketë mbyllje të reja për shkak të rritjes së infektimeve, njerëzit menduan të përfitojnë nga rasti për kremtuar “orët e lirisë”. Pa maska e duke mos zbatuar distancimin social, grupe të rinjsh kanë vërshuar nëpër klube, ku e vetmja masë e marrë ishte matja e temperaturës në hyrje nga rojet e sigurisë.

Qeveria britanike po merr në konsideratë rikthimin e një pjese të masave të forta në përpjekje për të ngadalësuar një valë të dytë të koronavirusit. Një periudhë e shkurtër disa javore masash, mund të njoftohet ditët ne vazhdim sipas BBC-së, gjatë të cilës megjithatë shkollat dhe mjaft vende pune do të mbeten të hapura.

Në takimin, kryekëshilltari shkencor i qeverisë dhe ekspertë të tjerë parashikuan një shpërthim të ri serioz të sëmundjes, dhe thanë se pa ndërhyrje nga ana e autoriteteve, deri në fund të tetorit, numri i vdekjeve do të rritet ndjeshëm. Nga rregullat e reja pritet të preken gati 10 milionë britanikë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Turqia vijon të jetë nën rrënojat e tërmetit tronditës të mesditës së djeshme me magnitudë rreth 7 të shkallës rihter.

Të paktën 17 persona humbën jetën dhe mbi 700 të tjerë u plagosën si pasojë e tërmetit 6,6 ballë që ka goditur ujërat e Seferihisar të qy

Belgjika futet për herë të dytë në karantinë për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.

Autoritetet turke kanë raportuar se që nga tërmeti i mesditës deri më tani, janë shënuar 97 paslëkundje, 20 prej të cilave ishin të magni

Gjermania ka qenë model deri tani për menaxhimin e pandemisë.

Italia raportoi një tjetër rekord rastesh të reja me koronavirus brenda një dite që nga nisja e pandemisë në muajin mars.

Në Izmir, qyteti më i goditur nga tërmeti shkatërrues që ra disa orë më parë në detin Egje, ka nisur tashmë operacioni i kërkim-shpëtimit

Bashkimi Europian mobilizoi 220 milionë euro për financimin e transferimit të pacientëve të prekur nga COVID-19 nga një vend në tjetrin,

Këngëtarja shqiptare, Bleona Qerreti që prej vitesh jeton në SHBA ka mbështetur Presidentin Donald Trump për zgjedhjet e 3 nëntorit.

Një dëshmi rrëqethëse vjen nga një i mbijetuar i tërmetit tronditës në Turqi. Zeki Soysal, banor i qytetit Izmir, tha se ishte hedhur nga