Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Në Evropë ulet pritshmëria për të jetuar pas Covid-19; Si krahasohet Shqipëria me rajonin

07/04/2021 - 16:05

Jetëgjatësia e pritshme për një të sapolindur është rritur në dekadën e fundit në Bashkimin Europian, sipas një publikimi të fundit të Eurostat.

Statistikat zyrtare tregojnë se jetëgjatësia është rritur, mesatarisht, me më shumë se dy vjet në dekadë që nga vitet 1960. Sidoqoftë, të dhënat më të fundit të disponueshme sugjerojnë që jetëgjatësia ka mbetur në vend, ose madje ka rënë në vitet e fundit në disa shtete anëtare të BE-së.

Për më tepër, pas shpërthimit të pandemisë COVID-19 vitin e kaluar, jetëgjatësia e pritshme në lindje ra në shumicën dërrmuese të Shteteve Anëtare të BE-së, që kanë të dhëna të disponueshme për vitin 2020. Uljet më të mëdha u regjistruan në Spanjë (-1.6 vjet krahasuar me 2019) dhe Bullgari (-1.5), ndjekur nga Lituania, Polonia dhe Rumania (të gjitha -1.4).

Burrat ishin më të prekur në shumicën e Shteteve Anëtare të BE-së me të dhëna të disponueshme për vitin 2020, me uljet më të mëdha të jetëgjatësisë së regjistruar në Bullgari (-1.7 vjet), Letoni dhe Poloni (të dy -1.5 vjet) si dhe Spanjë dhe Rumani (të dy -1.4 vjet).

Jetëgjatësia e pritshme në lindje është numri mesatar i viteve që një fëmijë i porsalindur do të jetonte nëse u nënshtrohej kushteve aktuale të vdekshmërisë (nivelet e vdekjeve të vërejtura për periudhën aktuale) gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës së tij.

Shqipëria, me pritshmërinë më të gjatë për të jetuar në rajon

Për Shqipërinë, të dhënat e fundit të disponueshme, që publikon Eurostat janë për vitin 2019.

Një shqiptar pritet të jetojë 79.1 vjet. Në krahasim me 2013-n, pritshmëria për të jetuar për një të sapolindur është rritur me 1.2 vjet. Një i sapolindur shqiptar pritet të jetojë më gjatë sesa një kroat, polak, malazez, maqedonas, serb, rumun. Bullgaria është shteti që ka pritshmërinë më të ulët për te jetuar me 75.1 vjet. Bullgaria është dhe shteti që ka vdekshmërinë më të lartë në Europë në raport me popullsinë.

Jetëgjatësia e pritshme në Shqipëri është 2.2 vjet më e ulët sesa mesatarja e Bashkimit Europian. Nuk ka të dhëna për vitin 2020, se sa e ka ndikuar Covid-19 këtë tregues për Shqipërinë, që deri tani ka shënuar një rritje të lartë të vdekshmërisë shtesë.

Më gjatë në Europë pritet të jetojnë zviceranët dhe spanjollët, me nga 84 vjeç secili. Më pas renditen italianët (83.6), islandezët (83.2), francezët, suedezët, norvegjezët, me rreth 83 vjet.

Për Italinë, që u godit e para nga Covid 19, pritshmëria për të jetuar u ul me 1.2 vjet në 2020-n, ndërsa rekordin e mban Spanja me -1.6 vjet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një ulje e numrit të të infektuarve me Covid në Itali.

Në Rusi, Agjencia Shtetërore e Lajmeve RIA njoftoi se autoritetet po dëbojnë nga vendi 20 diplomatë çekë, të cilët i kanë urdhëruar të la

Ashtu siç edhe u njoftua, nga dita e sotme qytetarët në Izrael do të lëvizin pa maska në ambiente të hapura.

Numri global i të vdekurve nga koronavirusi ka kapërcyer shifrën marramendëse prej 3 milionë njerëzish.

Rusia ka njoftuar se ka dëbuar konsullin ukrainas në Shën Peterburg, Oleksandr Sosoniuk, pas ndalimit të diplomatit nën dyshimet se ka te

Ministri i Ambientit në Brazil Ricardo Salles ka thënë se këtij shteti i duhet ndihmë e jashtme në vlerë të 10 miliardë dollarëve në vit,

Një grua nga Miami është akuzuar se ka kërcënuar se do të vrasë zv.Presidenten e SHBA-ve, Kamala Harris.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka kthyer mbrapsht një vendim për refugjatët, disa orë pas nënshkrimit të një urdhri që kufizonte në 15,00

Raul Castro ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Komuniste të Kubës, çka nënkupton se ky shtet nuk do të ketë dikë nga fam

Në 24 orët e fundit, Turqia regjistroi 63.082 raste të reja me koronavirus.