Italia regjistroi në 24 orët e fundit 111 viktima dhe 416 raste pozitive me Covid-19.

Në total numri i viktimave që prej fillimisht të pandemisë ka arritur në 33 340, ndërsa numri i të infektuarve 232 664.

Persona aktualë pozitiv me Covid 19 janë reduktuar në 43 691.

Në 24 orët e fundit janë 2789 persona të shëruar duke e çuar numrin në total në  155 633.

Në strukturat spitalore numri i pacientëve me Covid është aktualisht 6680 e në terapi intesive po kurohen 450 pacientë.