Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 20 viktima nga koronavirusi (dje ishin 13), për një total prej 35017 viktimash që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Autoritetet e Shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 230 raste të reja pozitive (dje ishin 162), ndërsa totali ka shkuar në 243.736.

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 10 viktima nga koronavirusi për një total prej 16 755 vdekjesh, si edhe 80 raste të reja.