Qeveria japoneze ka bërë të ditur se vetëvrasjet në vend gjatë tetorit të vitit 2020 morën më shumë jetë njerëzish se sa mori koronavirusi gjatë gjithë vitit.

Numri i vetvrasjeve në Japoni në muajin tetor arriti në 2,153 raste sipas Agjencisë Kombëtare të Policisë. Ndërkohë, deri të premten numri i vdekjeve nga koronavirusi që në nisje të pandemisë ishte 2,087 raste, sipas autoriteteve.

“Ne as nuk e patëm një mbyllje dhe impakti i koronavirusit është shumë më minimal krahasuar me vendet e tjera…Dhe përsëri ne kemi parë këtë rritje të rasteve të vetvrasjes. Kjo tregon se vendet e tjera do të shohin të njëjtën rritje apo edhe më tepër raste në të ardhmenka thënë Michiko Ueda,  një profesore e asociuar në universitetin Waseda të Tokios dhe eksperte në fushën e vetvrasjeve.

Ekspertët kanë paralajërmuar se pandemia mund të shkaktojë kriza të shëndetit mendor. Papunësia, izolimi dhe ankthi po zënë vend te njerëzit në të gjithë botën.