Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Në Londër jetojnë më shumë miliarderë se në New York

27/02/2021 - 10:34

Londra më e pasur se New York. Sipas një ankete të publikuar edhe në The Guardian, në Londër jetojnë më shumë miliarderë e milionerë sesa në qytetin që nuk fle kurrë përtej Atlantikut.

Çertifikimi mberrin nga agjencia ‘Frank Knight’ që përllogarit 875 mijë milionerë londinezë dhe 820 mijë në New York. Kriter për keta rezidentë është një pasuri mbi 1 milionë dollarë, ku përfshihet edhe prona apo të mirat materiale.

Të dhënat janë të marra pas pandemisë, dhe ekspertët thonë se këtu përfshihen edhe banesat, të cilat në Londër vijojnë të qëndrojnë në çmime të larta, me një mesatare prej rreth 514 mijë stërlina.

Pak kohë më parë edhe qeveria britanike, kishte vënë theksin në rritjen e pabarazisë sociale përgjatë Tamisit. Sipas saj milionerët përbëjnë 10 % të popullsisë së Londrës, ku ndër të tjera 28%, ose 2.5 milionë banorë jetojnë në prag të varfërisë, të paktën në bazë të parametrave shtetërorë.

Ndërsa Frank Knight vëren se në bazë të statistikave, varfëria ka nisur rritjen pas vitit 1994, ndërkohë që pandemia solli një shkatërrim ekonomik për familjet modeste, por kjo nuk u verifikua tek klasa e pasur, që pikërisht në këtë periudhë e shtoi edhe më tepër pasurinë.

Gjithashtu, në studimin imobiliar del në pah edhe diçka tjetër interesante. Londra ka numrin më të lartë të banesave premium, më shumë se çdo qytet tjetër në botë. Numërohen 68 mijë banesa luksoze, me vlerë mbi 2 milionë Stërlina, të cilat pra etiketohen premium.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober, tha se jep dorëheqje nga pozita, pasi ndihet i rraskapitur nga lufta me pandeminë e

Në 24 orët e fundit në Itali kanë humbur jetën 476 qytetarë si pasojë e koronavirusit.

Agjencitë shëndetësore të SHBA rekomanduan të martën ndërprerjen e përkohshme të përdorimit të vaksinës me një dozë të vetme Johnson &amp

Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober, tha se jep dorëheqje nga pozita, pasi ndihet i rraskapitur nga lufta me pandeminë e

Pandemia COVID-19 është në një fazë kritike, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë. Pas rënies së rasteve dhe të vdekjeve në fi

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 9.789 persona të infektuar, shumë më pak krahasuar me një ditë më parë, ku vendi regji

Efektet e pandemisë së virusit Corona i kanë goditur gratë në mënyrë joproporcionale, sipas një raporti kthjellues të Amnesty Internation

Shifra të larta infektimesh janë regjistruar në Itali në 24 orët e fundit, ku 15.746 persona kanë rezultur pozitivë me COVID-19.

Krerët e partive CDU dhe CSU kërkojnë që çështja e kandidatit për kancelar në zgjedhjet e ardhshme nga partitë e Unionit të zgjidhet sa m

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson nuk do të marrë pjesë në funeralin e Dukës së Edinburgut, i cili do të mbahet të shtunën