Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 64 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 64.009.313 raste me COVID-19, i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në mbarë botën.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 14.031.757 raste deri më tani, e cila pasohet nga India (9.495.661), Brazili (6.344.345), Rusia (2.232.056), Franca (2.230.571), Spanja (1.664.945), Britania e Madhe (1.643.086), Italia (1.620.901), Argjentina (1.424.533), Kolumbia (1.316.806) dhe Meksika (1.113.543).

Për shkak të COVID-19 deri më tani në mbarë botën kanë humbur jetën 1.481.869 persona, ndërsa 44.294.739 janë shëruar duke mposhtur virusin.