Nën hetim për lidhje me mafian, dorëhiqet kreu i një partie në Itali

22/01/2021 - 14:04

Politika italiane është tronditur pas një operacioni antimafia të zhvilluar të enjten, ku pjesë e hetimeve janë edhe drejtues të rëndësishëm partish.

Lorenzo Cesa ka dhënë dorëheqjen si drejtues i Partisë “Bashkimi i Qendrës” pasi deklaroi se po hetohej në lidhje me operacionin kombëtar policor që kishte nën shënjestër mafian e ‘Ndrangheta-s.

“Kam marrë njoftimin se jam nën hetim për disa ngjarje të ndodhur në vitin 2017. E konsideroj veten të pafajshëm ndërkohë që flas. Kam besim të plotë tek sistemi i drejtësisë”, tha ai.

Ndërkohë një zyrtar i kësaj partie për rajonin e Calabria-s, Franco Talarico, është vendosur nën arrest shtëpie. Gjithsej në pranga u vunë 13 persona, ndërkohë që 35 të tjerë janë vënë në arrest shtëpie. Shumica e të dyshuarve nga këto hetime janë punonjës administrate shtetërore.

Ky operacion ka vënë në pikëpyetje edhe qeverinë Conte. Pritej që partia e qendrës të futej në mazhorancë, por me largimin e Cesa-s gjërat ndryshojnë.

Plani i Conte-s ishte që të bisedonte me drejtuesit e Forza Italia-s, parti që mban bashkë socialistët, të pavarurit dhe demokristikanët. Nga këtu, pritej që Conte të siguronte të ardhmen, por mesa duket çdo lëvizje do të bllokohet.

Liderët e Lëvizjes 5 Yjet nuk duan të bashkëpunojnë me parti që kanë lidhe me mafian apo që kanë qenë të dënuar më parë. Ata i mbyllin portat Mateo Renzi-t, por hapin disa spirale për bashkëpunim me përfaqësuesit e partisë së tij.

Për të kaluar pengesën e fundit, Conte-s mund t’i duhet Partia Demokratike. Megjithatë, mediat shkruajnë se fundjava do të ketë shumë lëvizje politike pasi e djathta është duke kërkuar zgjedhje të parakohshme. “Me këtë parlament e kemi të pamundur që të punojmë”, thuhej në një deklaratë të opozitës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Më shumë se 70,000 njerëz kanë humbur jetën nga Covid-19 në Gjermani.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Itali kanë humbur jetën 246 pacientë me Covid-19.

Mjekët italianë dhe shkencëtarë të tjerë thonë se, sipas hulumtimit nga profesionistë të shëndetit të cilët zhvilluan vaksinën koronaviru

Dënohet me 3 vite burg ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, i cili është shpallur fajtor mbi akuzat e përpjekjes për të korruptuar nj

Europa duhet të përgatitet plotësisht për të menaxhuar një epokë të pandemive, edhe kur Covid-19 të jetë mundur, deklaroi për "Financial

Qeveria finlandeze e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të rritjes së infeksioneve me coronavirus.

Takis-Rottapharm është vaksina italiane e cila po testohet si fillim në pjesën veri-lindore të Milanos.

Vijon tensioni i lartë mes Greqisë dhe Turqisë. Që të dy vendet janë duke zhvilluar stërvitje të mëdha ushtarake në Egjeu.

Berberët dhe parukeritë në Gjermani të cilët janë mbyllur që nga mesi i dhjetorit për shkak të pandemisë së koronavirusit të hënën do të

Ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump u shfaq të dielën si republikani dominues i vendit, me përpjekjen që partia të fitojë përsëri kontrol