Një tërmet i shkallës 5.4 rihter goditi provincën Fars në jug të Iranit të hënën, njoftoi TV shtetëror iranian.

Sipas të njëjtit burim, nuk ka pasur viktima, por dëme në shtëpitë pranë epiqendrës së tërmetit, i cili goditi afër qytetit të Khane Zenian. 

Ekipet e vlerësimit janë dërguar në vendin e tërmetit, e cila nuk është një zonë shumë e populluar, tha kreu i shpëtimit për Gjysmëhënën e Kuqe të Iranit, Morteza Salimi.

Postimet në mediat sociale thanë se tërmeti ishte ndier nga banorët e kryeqytetit provincial Shiraz, afërsisht 50 km (30 milje) larg nga epiqendra, shkruan Reuters.