Nevojiten punëtorë, Gjermania hap departament të ri enkas për vizat

09/12/2019 - 13:32

Për të lehtësuar punën e ambasadave të mbingarkuara, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka ngritur një departament enkas për vizat.

Këtë e bën të ditur ministria me anë të një njoftimi në Twitter. Në njoftimin me hashtag #mondaymotivation, Ministria e Punëve të Jashtme gjermane prezanton dy punonjës të saj, Jan Freigang dhe Feride Özdemi, të cilët do të merren në Berlin me vizat për punëtorët e kualifikuar.

Gjermanisë i nevojiten punëtorë të kualifikuar, kryesisht në sektorin e shëndetësisë, teknikës informative dhe zejtarë të kualifikuar.

“Ne do të kujdesemi këtu që të përshpejtojmë procedurën për ata kandidatë për të cilët ka nevojë më shumë ekonomia gjermane,” – thotë Jan Freigang në videoklipin e publikuar në twitter. Feride Oezdemir shton se "kërkesa për vizë bëhet në ambasada dhe kërkesa më pas kalohet në Berlin".

Ligji i ri i migracionit për të kualifikuarit u miratua në qershor të këtij viti nga parlamenti gjerman dhe do të hyjë në fuqi më datën 1 mars 2020.

Ai parashikon që persona të kualifikuar nga e gjithë bota të marrin një vizë gjashtëmujore për të kërkuar punë, pa pasur nevojë të kenë kontratë pune, sikurse ka qenë deri tani. Përveç dëshmisë së profesionit ata duhet të kenë edhe njohuri elementare të gjuhës gjermane./DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç deklaroi se vendi i tij bashkëpunon ngusht me partnerët tjerë që, siç u shpreh, të zhbllokojë f

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën ndërsa më shumë se 1.000 të tjerë mbetën të plagosur pas tërmetit që goditi Turqinë mbrëmjen e së

Pentagoni tha të premten se 34 ushtarakë amerikanë janë diagnostikuar me lëndime traumatike në tru, pas sulmeve me raketa nga Irani kundë

Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Turqi.

Mediat turke po transmetojnë pamje nga një pallat i tëri në flakë.

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.9 të shkallës Rihter ka lëkundur Turqinë pasditen e sotme.

Njerëz nëpër rrugë që bërtasin, makina të dëmtuara, kaos.

Një tërmet me magnitudë 6.9 i shkallës Rihter raportohet të ketë rënë para pak minutash në Turqi.