Ngjan me 'Armageddon'-in! Shpërthime gazi në Boston, një i vdekur dhe 25 të plagosur

14/09/2018 - 09:39

Të paktën një person ka vdekur dhe 25 të tjerë janë plagosur pas një serie shpërthimesh gazi në qytetet në veri të Bostonit, në Masaçusets, të enjten në mbrëmje.

Qindra persona janë evakuuar, ndërsa shërbimet e gazit dhe energjisë elektrike u prenë për të parandaluar incidente të mëtejshme.

Viktima është Leonel Rondon, 18 vjeç, banues në Lorens. Ai ishte në makinën e tij kur një oxhak i ra në makinë pas shpërthimit në një shtëpi aty pranë.

Një shef i zjarrfikësve lokalë e përshkroi këtë si diçka që ngjante me filmin “Armageddon”.

“Unë kam qenë zjarrfikës për pothuajse 39 vjet dhe kurrë nuk kam parë gjë të tillë në tërë karrierën time”, tha shefi i shpëtimit.

Zyrtarët thonë se shpërthyen 60-80 zjarre në shtëpi dhe biznese në qytetet Lorens, Andover dhe Andoverin e Veriut, që ndodhen rreth 45 km në veri të Bostonit. Hetuesit dyshojnë se zjarret ishin shkaktuar nga “presioni i lartë i gazit” që i përkiste linjave “Columbia Gas”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Turqia ka arrestuar dy të dyshuar për spiunimin e shtetasve arabë, për llogari të Emiratet e Bashkuara Arabe dhe po heton nëse ardhja në

Një ditë pas vrasjes së gazetares irlandeze Lyra McKee, autoritetet kanë vënë në pranga dy të rinj, 18 dhe 19 vjeç, të cilët dyshohen si

Një baba çnjerëzor mbylli vajzën e tij të vogël në një kafaz dhe e fotografoi për t’ja treguar ish-gruas.

Turqia e kupton shqetësimin e NATO-s për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400 nga ana e Ankarasë, tha ministri i Jashtëm Мevl

Banka Botërore ka ofruar 140 milion dollarësh në mbështetje të një projekti për “Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perën

Ende askush nuk po deklarohet se cilit institucion i përket vetura zyrtare 4Z, në të cilën një zyrtar i shtetit po kryente marrëdhënie se

Popullariteti i Emmanuel Macron është rritur me 3% në muajin prill, pas zjarrit të rënë në Notre-Dame, në Paris.

Një varkë pasagjerësh u fundos të enjtenl në Liqenin e Kivus në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, në Afrikë.