Një tifoz 53-vjeçar, i quajtur Karlo Valoni ka humbur jetën ditën e djeshme, pak minuta pasi ai ka dalë nga stadiumi “Tardini”, ku ishte duke ndjekur sfidën mes Parmës dhe Lacios, që përfundoi me rezultatin 0-2 në favor të miqve.

Mësohet se Karlo ishte tifoz i Lacios dhe ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak gjatë kohës kur po shkonte te stacioni i trenit për t’u kthyer në shtëpi.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i Lacios, i ka shprehur ngushëllimet e thella familjes, teksa është bashkuar me këtë dhimbje.